Mazreku: Stikerat dhanë rezultatin
Autori: Gazeta inFokus 19:02 | 04 September 2023
Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit Sami Mazreku në një intervistë për “iSIGURIME” tregon për impaktin që ka pasur vendosja e stikerave në xhama të automjeteve. Ai gjithashtu tregon se automjetet e pasiguruara në vend kanë qenë dëmtuesit më të mëdhenj të sektorit të sigurimeve në vend, ku vetëm për 10 vjet janë paguar më shumë se 40 milionë euro për të kompensuar palët e dëmtuara. Sipas tij, edhe sivjet pagesa e dëmeve për palët e dëmtuara është duke u kryer shpejt. Drejtori Mazreku thotë se palë punës dhe angazhimit të madhe që janë duke bërë institucionet shumë shpejtë në rrugët e Kosovës nuk do të ketë më vetura të paregjistruara.
iSIGURIME
Aksionet e policisë për identifikimin e automjeteve të pa regjistruara duhet të vazhdojnë çdo ditë pasi që automjetet e tilla përpos se në masë të madhe rrezikojnë pjesëmarrësit në komunikacion, ato njëkohësisht dëmtojnë buxhetin e shtetit dhe kompanitë e sigurimeve, kur dihet se vlera e taksave që paguhen për shtet në momentin e regjistrimit janë të barabarta me çmimin e një policë të sigurimit. Kështu ka thënë drejtori BKS-së Sami Mazreku në një intervistë për iSIGURURIME
iSIGURIME: z.Mazreku policia e Kosovës ka nisur një aksion për konfiskimin e tabelave për automjetet e pasiguruara, si e vlerëson ketë ?
Mazreku: Si në të kaluarën, ashtu edhe tash ne vlerësojmë lartë veprimet e policisë së Kosovës të cilat kanë për qëllim zbatimin e ligjeve të cilat janë të aplikueshme në vendin tonë. Dalja me automjet në komunikacion pa policë sigurimi, e që në Kosovë është shndërruar në një praktikë te keqe, bie ndesh me ligjet ne fuqi e që deri më tash thuajse të gjitha pasojat që kanë shkaktuar ata, i ka paguar Byroja Kosovare e Sigurimit. Nëpër vite të tera kemi paguar dhjetëra miliona euro për automjetet e pasiguruara të cilat kanë shkaktuar dëme në komunikacion dhe këto dëme deri para dy viteve thuajse nuk janë inkasuar për shkak të procedurave të gjata neper Gjykata, vetëm dy vitet e fundit pas ndryshimit të menaxhmentit në BKS është punuar seriozisht në ketë drejtim, ku dhe janë inkasuar me shumë se 1 milionë euro në emër regreseve, pra dëme që ka paguar BKS-ja për palë të dëmtuara, por më vonë përmes procedurave Gjyqësore këto mjete BKS-ja i ka marrë nga shkaktari i aksidentit. Aksionet e policisë për identifikimin e automjeteve të tilla duhet të vazhdojnë çdo ditë pasi që automjetet e tilla përpos se në masë të madhe rrezikojnë pjesëmarrësit në komunikacion, ato njëkohësisht dëmtojnë buxhetin e shtetit dhe kompanitë e sigurimeve, kur dihet se vlera e taksave që paguhen për shtet në momentin e regjistrimit janë të barabarta me çmimin e një policë të sigurimit. Ne si BKS shpresojmë se veprimet të policisë te ndodhin çdo ditë.
iSIGURIME: Sa kanë dëmtuar ndër vite industrinë e sigurimeve automjetet e pasiguruara në vend ?
Mazreku: Ashtu siç e kam potencuar edhe më parë dëmet e shkaktuara nga automjetet e pasiguruara në Kosovë janë tepër barrë e madhe për Industrinë e sigurimeve. Sipas statistikave që në disponojmë vetëm në 11 vitet e fundit vlera e dëmeve të paguara është gati 50 milionë euro. Në vitin 2012 shuma e dëmeve të paguara për demet e shkaktuara nga automjetet e pasiguruara ka qenë hiç më pak se 3,500,528 euro, derisa në vitin 2013 shuma e dëmeve të paguara për këtë qëllim ka qenë 3,756,892 euro. Po ashtu, në vitin 2014 shuma e mjeteve të paguara për aksidentet e shkaktuara nga automjetet pasiguruara ka qenë 2,793,902 euro, derisa në vitin 2015 shuma e paguar ka qenë 3,229,362 euro. Në vitin 2016 shuma e dëmeve të paguara për aksidentet e shkaktuara nga automjetet e pasiguruara ka qenë 3,336,121 euro, Derisa në vitin 2017 shuma e dëmeve të paguara për këtë qëllim ka qenë 3,328,898. Edhe në vitin 2018 për këtë qëllim janë paguar 3,402,319 euro, e në vitin 2019 janë paguar 4,436,611 euro. Në vitin 2020 për demet e shkaktuara nga automjetet e pasiguruara shuma ka qenë 3,480,871, në vitin 2021 shuma e dëmeve të paguara ka qenë 5,649,422, derisa në vitin 2022 shuma e mjeteve të paguara për aksidentet e shkaktuara nga automjetet e pasiguruar ka qenë 4,551,408. Nëse i referohem me numra atëherë gjatë vitit 2012 Byroja Kosovare e Sigurimit i ka paguar 2139 dëme të shkaktuara nga automjetet e pasiguruara, gjatë vitit 2013 janë paguar 2,345 dëme të shkaktuara nga automjetet e pasiguruara, në vitin 2014 janë paguar 1891 dëme të shkaktuara nga automjetet e pasiguruara. Gjithashtu në vitin 2015 janë paguar 1447 dëme, Derisa në vitin 2016 janë paguar 1,547 dëme. Edhe në vitin 2017 nga Byroja Kosovare e Sigurimit janë paguar 1993 dëme, Në vitin 2018 janë paguar 1,766 dëme të shkaktuara nga automjetet e pa siguruara në vend, në vitin 2019 nga Byroja janë paguar 1796 dëme, e në vitin 2020 janë paguar 1,600 dëme të shkaktuara nga automjetet e pasiguruara në vend. Po ashtu edhe në vitin 2021 janë paguar 2740 dëme të shkaktuara nga automjetet e pasiguruara, Derisa në vitin 2022 janë paguar 2,198 dëme të shkaktuara nga automjetet e pasiguruara në vend. Pra, siç edhe po shihet si ne vlerë monetare ashtu edhe në numër kostoja është shumë e madhe. Ne shpresojmë dhe besojmë se pas angazhimit të policisë dhe fushatave të shumta vetedijesuese që ne kemi realizuar rreth pasojave që krijoj djallja me automjet të paregjistruar në rrugë do të bije edhe numri i aksidenteve.
iSIGURIME: Në raport me vitet paraprake, dukshëm ka renë edhe numri i automjeteve të paregjistruara, a kanë ndikuar në ketë drejtim edhe vendosja e stikerave?
Mazreku: Vendoja e stikeravenë xhama të automjeteve është njeri prej projekteve më të rëndësishme të BKS-së e cila është mbështetur financiarisht 100 % nga kompanitë e sigurimit në vendin tonë. Padyshim se vendosja e stikeraveka dhënë rezultate të dukshme, pasi që në bazë të ngjyrës së stikersit policia pa ndalur fare e identifikon nëse automjeti ka apo nuk ka regjistrim. Në bazë të dhënave zyrtare numri i automjeteve të paregjistruara ka rënë në 5 % nga më shumë se 20 sa ishte me pare. Ne jemi duke punuar shumë që ketë numër ta ulim edhe më poshtë, apo më mirë më thënë në pikën zero. Siç e kam potencuar shumë herë më parë numri i madh i automjeteve të paregjistruara rrezikon pjesëmarrësit në komunikacion, pasi që ato automjete janë të pakontrolluara teknikisht, dëmton rëndë buxhetin e Kosovës, pasi që ato automjete nuk paguajnë fare taksa, dëmtojnë kompanitë e sigurimeve, pasi që sipas ligjeve në fuqi dëmet e shkaktuara nga automjetet e paregjistruara mbulohen nga BKS-ja, por më pas kjo e fundit e gëzon të drejton ligjore për rimbursim të mjeteve nga shkaktari i aksidentit. Dhe jo e fundit për nga rëndësia, numri i madh i automjeteve të paregjistruara bllokon çdo iniciativë dirtekte apo indirekte për anëtarësimin e Kosovës në Byronë e Kartonit të Gjelbër.
iSIGURIME: Gjatë kësaj kohe ju keni realizuar edhe shumë fushata sensibiluzuese. A janë duke dhënë efektet në praktikë ?
Mazreku: Nga dita e pare e vitit e deri në përfundim Byroja Kosovare e Sigurimit në vazhdimësi ka aktivitete që kanë për qëllim sensibilizimin e opinionit. Për këtë qëllim tash e 1 vit ne promovojmë fushatën tonë me moton “ Mos dil pa policë sigurimi”, ku baneri është i pranishëm në shumë media online, por edhe në monitorin e madh në hyrje të Prishtinës. Po ashtu, në sivjet kemi organizuar disa tryeza me gazetare që përcjellin sektorin e sigurimeve, por kemi mbajtur edhe shumë aktivitete në shkolla fillore, mesme, por edhe në Universitete Publike e kolegje private. Pra, i gjithë ky angazhim i jonë së bashku me projektin për vendosjen e stikeraveka dhënë rezultate konkrete në uljen e numrit të automjeteve të paregjistruara në vend, pra ky ka qenë qëllimi jonë i vetëm. Si pasojë e vetëdijesimit të qytetareve sivjet kemi edhe numër më të vogël të aksidenteve më pasoja fatale, por edhe numër më të vogël të qytetareve që kanë humbur jetën në aksidente komunikacioni.
iSIGURIME: A mund të bije ne zero numri i automjeteve të pasiguruara në vend ?
Mazreku: Kur kemi nisur angazhimet tona në kohën kur numri ne automjeteve të paregjistruara në regjistrat e Agjencisë së Regjistrimit të Automjeteve ishte mbi 20 % askush nuk besonte se s’do të kishte sukses në ketë drejtim, por kur tash numri është rreth 5 % ne besojmë dhe shpresojmë se nuk është e largët dita kur numri i automjeteve të paregjistruara në Kosovës do të jetë zero.
iSIGURIME: A është duke vazhduar me trend të njëjtë pagesa e dëmeve edhe gjatë këtij viti, sikurse viteve tjera si në BKS, ashtu edhe në nëpër kompani të sigurimeve ?
Mazreku: Pagesa e dëmeve ashtu sikurse gjatë vitit të kaluar është duke u kryer korrekt dhe shpejt. Sipas të dhënave që në disponojmë shihet se vetëm gjatë pese muajve të parë të këtij viti shuma e premive të pranuara nga kompanitë e sigurimeve ka qenë 53 milionë euro, deri sa shuma e dëmeve të paguara është 30,5 milionë euro.Duke iu referuar të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se gati gjysma e të hyrave totale të kompanive të sigurimeve dhe Byrosë Kosovare të Sigurimeve gjatë 5 viteve të fundit është shpenzuar për kompensim të dëmeve. Bazuar në të dhëna zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës shihet se gjatë kësaj periudhe kohore vlera e primeve të shkuara ka qenë 539 milionë euro, derisa vlera e dëmeve të paguara 260 milionë euro. Në vitin 2018 sipas të dhënave të BQK-së shihet se vlera e Primeve të shkruara bruto ka qenë 92.1 milionë euro, derisa vlera e dëmeve të paguara nga kompanitë e sigurimeve dhe BKS-ja ka qenë 42,9 milionë euro. Bazuar në këto të dhëna del se 46 % e të hyrave totale gjatë vitit 2018 janë shpenzuar vetëm për kompensim të dëmeve. Po ashtu, edhe gjatë vitit 2019 të hyrat totale të kompanive të sigurimeve nga Primet e shkruara Bruto kanë arritur në 99,2 milionë euro, derisa gjatë këtij viti në emër të dëmeve kompanitë e sigurimeve, por edhe Byroja Kosovare e Sigurimeve kanë paguar hiç më pak se 47,9 milionë euro. Gjatë këtij viti shihet se mbi 48 % e të hyrave totale të kompanive janë shpenzuar për kompensim të dëmeve për palë të dëmtuara. Në vitin 2020 shuma e premive të pranuara ka qenë rreth 98 milionë euro, deri sa shuma e dëmeve të paguara ka qenë 47 milionë euro. Në vitin 2021 shuma e premive të pranuara ka qenë 114 milionë euro, deri sa shuma e dëmeve të paguara ka qenë 54 milionë euro. Në vitin 2022 sipas të dhënave të BQK-së shihet se shuma e premive të pranuara nga kompanitë ka qenë 127,7, deri sa vlera e dëmeve të paguara ka qenë 57,7 milionë euro
iSIGURIME Si është duke performuar sivjet sektori i sigurimeve në vend ?
Mazreku: Referuar të dhënave zyrtare të BQK-së shihet se sektori i sigurimeve për të katërtin vit me radhë shënoi rritje dyshifrore në asete, kryesisht ndikuar prej burimit kryesor financues – primeve të shkruara nga policat e shitura. Po ashtu, sektori për të tretin vit me radhë operoi me rezultate pozitive financiare. Vlera e primeve të shkruara nga siguruesit në vitin 2022 shënoi rritje më të ngadalësuar vjetore kundrejt vitit të kaluar, si rrjedhojë e bazës së ulët të primeve të shkruara në vitin 2020 (si rezultat i shpërthimit të pandemisë Covid-19). Vlera e primeve të shkruara nga siguruesit në vitin 2022 arriti në 134.0 milionë euro, duke shënuar rritje vjetore prej 14.1 përqind. Pra, çdo ditë e me shumë sektori i sigurimeve në Kosovës është duke u konsoliduar edhe më shumë, duke ofruar shërbime sikurse në shtete të zhvilluara Evropiane.
iSIGURIME: Vendimi i ri i ARC-së i obligon qytetarët t’i çregjistrojnë veturat e vjetra, si e vlerësoni këtë ?
Mazreku: Është thënë në rregullore që një qytetar kur shkon ta regjistrojë një veturë, e ka obligative me tregu se ku i ka veturat tjera që janë të paregjistruara. Nëse ti i ke pesë vetura të regjistruara, askush nuk merret me ty, mirëpo nëse shkon ta regjistrosh një veturë dhe në sistem figuron se në emër tuajin ekzistojnë edhe dy ose tri vetura të paregjistruara, automatikisht keni me marrë veprime që ato vetura me i regjistruar ose me i ç’lajmëruar për me mujt me vazhduar këtë proces. Këtë iniciative e mirëpresim dhe e falënderojmë ARC-në, sepse pavarësisht dikujt mundet mos me i pëlqyer, ky është veprim ligjor dhe e pastron data-bazën e automjeteve të paregjistruara dhe përfundimisht nuk lejon që rreziku të rritet i veturave të paregjistruara. Nuk ka logjikë që dikush ta shesë një veturë dhe me e lënë me vite të tëra të lëvizë lirshëm diku tjetër pa e ditë se për çfarë qëllimi përdoret ajo veturë. Edhe sot me kontratë noteriale është e cekur që një person është i obliguar që në momentin e nënshkrimit të kontratës noteriale brenda 10 dite me e ndërruar sigurimin sepse nëse ajo veturë është në emër të dikujt dhe nëse ai bën tri aksidente, atëherë atij tri herë i rritet sigurimi dhe kjo krijon pasoja tjera pa qenë në dijeni fare personi.
iSIGURIME: Po ashtu me udhëzimin e ri administrativ 05/2003, i cili është mbështetur në Ligjin e Truizmit agjencitë turistike duhet t’i sigurojnë udhëtarët. Si e vlerësoni ketë ?
Mazreku: Po me hyrjen në fuqi të Udhëzimit Administrativ 05/2003, i cili është mbështetur në Ligjin e Truizmit, Agjencitë Turistike duhet t’i sigurojnë klientët e tyre. Tash e tutje klientët do të jetë të siguruar në realizimin e së drejtës së tyre përmes policës së sigurimit. Pra, nëse kompania nuk përmbush marrëveshjen që ka me klientin, atëherë Institucionet përgjegjëse mund të ekzekutojnë sigurimin dhe të kompensojnë palën e dëmtuar. Më saktësisht në nenin 5 të këtij Udhëzimi Administrativ thuhet se Agjencia e Udhëtimit duhet të sigurojë përmbushjen e detyrimeve të saja kontraktuale ndaj palëve të treta përmes një polise të vlefshme sigurimi. Polisa e sigurimit duhet të mbulojë kompensimin e dëmit të shkaktuar ndaj udhëtarit nga mos përmbushja, plotësimi i pjesshëm ose përmbushja e parregullt e detyrimeve sipas marrëveshjes së udhëtimit, itinerarit të udhëtimit ose itinerarit të ekskursionit si dhe kompensimi i dëmeve të shkaktuara për shkak të pamundësisë së agjencisë së udhëtimit për të shlyer kostot e nevojshme të strehimit/akomodimit, ushqimit dhe kthimit të udhëtarëve nga një udhëtim në vendin e nisjes, brenda dhe jashtë vendit. Polisa e sigurimit duhet të mbuloj edhe rastet e pamundësisë së përmendura më sipër të shkaktuara nga falimentimi i agjencisë së udhëtimit, thuhet më tutje në pikën 1të nenit 5 të këtij udhëzimi administrativ. Më tutje në pikën 2 po të këtij neni thuhet se organizatori i paketës duhet që përmes polisës së sigurimit të mbuloj rimbursimin e të gjitha pagesave të bëra nga ose në emër të udhëtarit në lidhje me kontratën e udhëtimit për pakot dhe shërbimet që nuk kanë ose nuk do të kryhen ose do të kryhen vetëm pjesërisht si pasojë e falimentimit apo falimentimit të organizatorit. Po ashtu, sipas këtij udhëzimi organizatori i paketës duhet që përmes polisës së sigurimit të mbuloj kompensimin e udhëtarit për shpenzimet e strehimit të nevojshëm, ushqimin dhe kthimin në vendin e nisjes në Kosove apo jashtë vendit, si dhe të gjitha pretendimet e tjera në këtë drejtim, në rast të falimentimit të organizatorit, nëse transporti ishte përfshirë në kontratën e paketës së udhëtimit. Byroja Kosovare e Sigurimit falënderon Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për ketë ndryshim ligjor i cili në masë të madhe do të mbroj qytetaret e Kosovës.
Të tjera
-
Dogana largon nga puna pesë zyrtarë dhe degradon dy të tjerë, kjo është arsyeja
Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka larguar nga puna pesë zyrtarë dhe se ka de...
-
Hamza mbledh qytetarët në Fushë Kosovë: Ne mund ta ndërtojmë një Kosovë më të mirë e më të sigurt
Kandidati i PDK’së për kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me...
-
“Nuk ndjehem i sigurt” – Kajtazi kërkon që Prokuroria Speciale të merret me rastin e tij
Gazetari Vehbi Kajtazi ka reaguar edhe njëherë tjetër pasi një pajisjes përgj...
-
Raporti i Progresit për Serbinë, Kamberi: Thirrje për barazi dhe drejtësi për shqiptarët e Luginës
Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë s...
-
Sinani: Raporti i BE-së për Serbinë, shqiptarët e Luginës së Preshevës janë të diskriminuar
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka thënë se në Raportin e Komisionit Ev...
-
Maqedoncit i konfirmohet mundësia për dërgimin e kadetëve në Katar
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, është pritur me ceremoni të lartë ushta...
-
Kurti në konferencën “Business Agility Day”, fton kompanitë e huaja të investojnë në Kosovë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Zvicër, po merr pjesë ...
-
MSh-ja organizon sonte mbrëmjen rozë
Me rastin e përfundimit të Muajit të Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, M...
-
Orav: Kosova e ka detyrim ligjor themelimin e Asociacionit
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka thënë se Kosova ...
-
Krasniqi: 500 bursa do të ndahen për nxënësit nga komunitetet egjiptian, ashkali dhe rom
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në Kosovë, Elbert Krasniqi, k...
-
Ministrja Gërvalla takohet me kryeministrin kanadez, Trudeau
Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka udhëtuar drejt Ka...
-
BE bën sërish thirrje që të bëjë hapa përpara në themelimin e Asociacionit: Është obligim i Kosovës
Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Kosovës që të bëjë hapa përpara në themel...