Sport

Mayweather tregon sa para mund t’i fitojë nga përballja me Khabibin

Autori: Gazeta inFokus 14:13 | 18 October 2018

Boksieri, Floyd Mayweather, i ka thënë kampionit të UFC-së, Khabib Nurmagomedov, “eja në botën time” dhe se mund ta bëjë që kjo përballje të ndodhë.

Mayweather beson se nëse përballet me Khabibin, mund të fitojë më shumë se që fitoi nga përballja e fundit me Conor McGregorin.

Amerikani, 41-vjeçar, e mposhti McGregorin në gusht të 2017-ës në një luftë që garantoi më shumë se 450 milionë funte dhe ai fitoi 210 milionë.

-Advertisement-

Nurmagomedov, pasi e mposhti irlandezin në UFC, i kërkoi duel vet Mayweatherit.

“Kur të përballem me Khabibin, sigurisht se do të fitojë para më shumë”, tha ai.

“Më shumë se ndeshja me McGregorin. Ndoshta 100 milionë dollar më shumë – mund të them mes 110 milionë dollar deri në 200 milionë (më shumë) të garantuara”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera