Sport

Mayweather-McGregor, e pabesueshme sa kushton një biletë

Autori: Gazeta inFokus 18:33 | 13 July 2017

Më 26 gusht do të zhvillohet sfida e madhe e boksit mes Floyd Mayweather dhe Conor McGregor, të cilët prej dy ditësh kanë nisur një tur për të promovuar këtë event.

Pas Los Anxhelosit dhe Torontos, nesër do të jetë radha e Nju Jorkut për të pritur sportistët dhe më pas ata do të ndalojnë në etapën e fundit, në Londër.

Por duket se efekti i dy konferencave të para ka mjaftuar që çmimi i biletave për këtë duel të arrijë shifra marramendëse.

-Advertisement-

Edhe pse biletat nuk kanë dalë ende zyrtarisht në treg, që tani mësohet se çmimi i tyre do të jetë vërtet i kripur për fansat.

Në varësi të pozicionit në stadium varion edhe çmimi i biletave, ku më e lira do të kushtojë nga 2,166 në 2,444 dollarë. Ndërsa biletat e një zone në mes të stadiumit do të shkojnë nga 5,450 dollarë deri në 20 mijë dollarë.

Por çmimi më i lartë do të jetë natyrisht për zonën “vip” dhe pranë ringut, ku një biletë do të kapë shifrën e 79 mijë dollarëve, një çmenduri e vërtetë, por e justifikueshme për një event të veçantë.

Pavarësisht këtyre çmimeve pritet që shikuesit të mos i kursejnë paratë për këtë duel që do të zhvillohet në Las Vegas, më 26 gusht.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera