Lajme

May: Vota pozitive për Marrëveshjen e Prespës, moment historik

Autori: Gazeta inFokus 22:11 | 12 January 2019

Kryeministria e Britanisë, Theresa May ka theksuar se vota pozitive për Marrëveshjen e Prespës është një moment historik për Maqedoninë, transmeton Gazeta inFokus.

“Urime për Parlamentin maqedonas dhe për Qeverinë e kryeministrit Zoran Zaev”, ka shkruar sot në Twitter May.

Kuvendi në Maqedoni dje, me 81 vota për, miratoi ndryshimet kushtetuese, të cilat rrjedhin nga Marrëveshja e Prespës.

-Advertisement-

Pala maqedonase ka përmbushur detyrimin e saj nga kjo Marrëveshje, tani është radha e Parlamentit grek për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës duke mundësuar hapjen e rrugës për integrimin e vendit në BE dhe NATO.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera