Lajme

May i kërkon autorizimin mbretëreshës për krijimin e qeverisë

Autori: Gazeta inFokus 12:53 | 09 June 2017

Kryeministrja britanike, Theresa May që humbi shumicën absolute në Parlament në përfundim të legjislativeve, ka si qëllim të krijojë një qeveri të re, njoftoi sot zëdhënësi i saj.

 

“May do të shkojë në pallatin Buckingham në orën 12:30 (11:30 GMT) për të kërkuar autorizimin e mbretëreshës Elizabeth II që të krijojë një qeveri, sikurse e parashikon protokolli”, theksoi zëdhënësi i saj.

-Advertisement-

Konservatorët e Theresa May humben në legjislativet e parakohshme të djeshme shumicën absolute duke sjellë reagime nga aktorë të politikës që i kërkojnë dorëheqjen si dhe duke sjellë pasiguri në negociatat për Brexit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera