Rozë

Maxi Lopez i fryn “zjarrit”: Wanda më telefonon kur Icardi është në grumbullim

Autori: Gazeta inFokus 09:48 | 14 January 2019

Sulmuesi i njohur argjentinas, Maxi Lopez ka dhënë një intervistë për të përditshmen sportive të Buenos Airesit, “Ole”, ku ka folur për marrëdhëniet me ish gruan e tij, Wanda Narën.

Aktualisht pjesë e skuadrës braziliane të Vasco De Gamës, Lopez, i cili ka edhe 3 fëmijë me bashkëshorten aktuale të Mauro Icardit, ka zbuluar një sërë prapaskenash.

“Ajo është e martuar dhe nuk më intereson aspak se çfarë bën, por më vjen keq për faktin që nuk di të jetë një nënë e mirë. Më telefonon kur burri i saj është në grumbullim, por unë nuk bie në lojën e saj të poshtër. Dua vetëm të takoj fëmijët e mi dhe që ata të rriten në mënyrën e duhur”, deklaroi Maxi Lopez.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera