Sport

Mavraj, protagonist negativ në fitoren e Hamburgut

Autori: Gazeta inFokus 11:06 | 26 August 2017

Hamburgu i Mërgim Mavrajt ka marrë një fitore të vështirë në transfertë në ndeshjen hapëse të javës së dytë ndaj Këlnit në Bundesligë.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare u bë protagonist negativ në fitoren 3-1 të skuadrës së tij, pasi u ndëshkua me kartonin e kuq pas dy të verdhëve, duke e lënë skuadrën e tij më një lojtar më pak në minutën e 59.

Hahn dhe Wood shënuan në pjesën e parë për Hamburgun, ndërsa goli i tretë u shënua nga Holtby vetëm pak pasi Sorensen kishte shkurtuar diferencën për vendasit.

-Advertisement-

Kjo është fitorja e dytë për Hamburgun, duke u ngjitur përkohësisht i vetëm në krye të renditjes me 6 pikë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera