Sport

“Mavraj më mirë të merret me dallaveret në futbollin e Shqipërisë”

Autori: Gazeta inFokus 18:26 | 12 July 2020

Ngjarjet e një xhiroje më parë në futbollin kosovar kanë bërë të reagojë edhe kapiteni i Shqipërisë, Mërgim Mavraj.

“Një trup i madh që një ish-futbollist i Kombëtares shqiptare trajtohet në atë mënyrë të turpshme. Trup për ato arbitra, turp për ata që e bënë atë veprim dhe turp për federatën që lejon të ndodhin ato gjëra mes nesh. Një turp i madh”, ka shkruar Mërgim Mavraj në Instagram.

Lidhur me këtë reagim të Mavrajt, ka reaguar edhe opinionisti i Periskopi, Andin Lokaj, i cila tha se:

-Advertisement-

“Së pari të gjithëve na ka ardh keq për situatën me Dallkun, veq njeriu psikopat nuk e ka ndi vetën keq, por sa i përket Mërgim Mavrajt ai s’ka dijeni e as që është interesuar për futbollin e Kosovës ndonjëherë, po e përzin patriotizmin me Superligën e Kosovës e që s’ka lidhje me realitetin”

“Sa i përket turpit të arbitrave dhe kritikave të pabaza ndaj FFK-së, Mavraj është më mirë që të merret me dallaveret në futbollin e Shqipërisë, vendin të cilin e përfaqëson”.. Këtu është Kosova, është shtet në vete, s’ka lidhje me tjerët dhe nuk do të ketë kurrë më”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera