Rozë

Mauro Icardi publikon bisedën me Wandan në WhatsApp: Je helmuese!

Autori: Gazeta inFokus 10:44 | 26 September 2022

Pas tetë vitesh martesë, Wanda Nara njoftoi këtë javë se ajo dhe bashkëshorti i saj, Mauro Icardi, po divorcoheshin. Pas disa javësh polemika, çifti u nda përfundimisht. Ish-lojtari i PSG-së ka marrë përsipër t’i mbajë të ndezura polemikat nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale.

Wanda publikoi një mesazh duke shpallur vendimin përfundimtar për divorcin:

“Është shumë e dhimbshme për mua të jetoj këtë moment, por duke pasur parasysh spekulimet mediatike, preferoj që lajmin a jap vetë. Nuk kam asgjë më shumë për të sqaruar dhe nuk do të jap asnjë detaj për këtë ndarje. Ju lutem, ju kërkoj të më kuptoni jo vetëm për veten time, por edhe për fëmijët tanë.”

-Advertisement-

Përgjigja e Icardit erdhi disa ditë pas njoftimit të Wanda Naras. Përmes historive në Instagram, futbollisti publikoi pjesë nga biseda private me partneren e tij (tani ish) nëpërmjet WhatsApp-it. Në bisedë, Wanda Nara mund pyet Icardinin se ku është apo nëse është vetëm. Futbollisti i përgjigjet duke e akuzuar atë se është “helmuese” dhe se dëshiron të kontrollojë jetën e tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera