Sport

Mauricio Pochettino interesohet për yllin e Juventusit

Autori: Gazeta inFokus 18:32 | 14 January 2021

Që nga ardhja e Mauricio Pochettinos në radhët e PSG-së, tekniku argjentinas ka filluat të mendoj për lojtarët, të cilët dëshiron ti ketë në skaudër, shkruan Gazeta inFokus.

Ndër emrat të cilët tekniku i parisienëve dëshiron të ketë nën urdhëratë e tij është, Paolo Dybala.

Sulmuesi argjentinas ka kontratë me Juventusin deri në fund të këtij edicioni, kurse negociatat për vazhdimin e saj ende nuk kanë nisur.

-Advertisement-

Sipas raportimeve të mediave franceze, 27 vjeçari mbetet qëllimi kryesor i trajnerit 48 vjeçar.

Vlera aktuale në treg e Paolo Dybalas sillet rreth 70 milionë euro, shumë kjo që nuk pritet të jetë problem për gjigantin francez./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera