Matuidi: Ronaldo i inatosur që nuk shënoi gol
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2018/09/4ww4wwwe.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
11:56 | 02 September 2018
Mesfushori i Juventusit, Blaise Matuidi, ka insistuar se Juventusi do t’i ndihmojë Cristiano Ronaldos të shënojë gola, por ka bërë të ditur se portugezi ishte i inatosur që nuk arriti të shënoj gol në ndeshjen kundër Parmas.
Juventusi i Massimiliano Allegrit e vazhdoi ecurinë e përkryer duke e shënuar fitoren e tretë në po aq ndeshje në ligën elitare italiane, pasi e mposhti Parmën 2-1 në udhëtim.
Juventusi mund të jetë i kënaqur me rekordin e qind për qind në këtë fillim sezon, por jo edhe sulmuesi portugez, i cili dëshpërimisht e kërkoi golin debutues në Serie A edhe ndaj Parmës.
33-vjeçari gjuajti tetë herë drejt portës së Parmës, por asnjëra nga këto gjuajtje nuk rezultoi të jetë e saktë, por Matuidi, i cili e shënoi golin e fitores, beson se Ronaldo do ta bëjë një gjë të tillë së shpejti.
“Ai është një lojtar i mrekullueshëm dhe do të shënojë gol së shpejti, pasi që është shumë i rëndësishëm për skuadrën tonë”, ka thënë Matuidi.
“Ai ishte i pafat këtë mbrëmje, por ne do t’i ndihmojnë dhe ai ka ende shumë kohë. Ishte pak i inatosur që nuk shënoi, por golat do të vijnë me kalimin e kohës”.
Edhe bashkëlojtari tjetër i Ronaldos, Douglas Costa, i cili hyri në lojë në minutën e 50-të, mendon se portugezi është duke u ambientuar me ligën e re dhe ai do të shënojë gol së shpejti.
“Cristiano po luan në një ligë të re dhe natyrisht, ai dëshiron të shënojë gol, por ai gjithashtu e di se tre pikët janë ato që kanë më së shumti rëndësi”.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/10/image001.png)
Të tjera
-
Delegacioni amerikan dhe ai rus në tavolinë, kush po merr pjesë në bisedime
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia diskutojnë për luftën në Ukrainë, n...
-
Nis takimi ShBA – Rusi në Arabinë Saudite
Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë kanë nisur të martën takimin e ni...
-
Shqipëria emëroi zëvendësministre të Mbrojtjes, Blerina Abrazhdën me prejardhje nga Kosova
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka emëruar Blerina Abrazhdën me prejardhj...
-
Osmani ndan sot Dekorata Presidenciale për personalitete të shquara
Me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, sot nga ora 1...
-
Sot mbahet konferenca mbi të ardhmen e raporteve SHBA-Kosovë
Konferenca ndërkombëtare “E ardhmja e marrëdhënieve SHBA-Kosovë dhe diplomaci...
-
Vazhdon sot numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në 19 qendra
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se të martën do të vazhdojë numëri...
-
DASH publikon raportin për Shqipërinë: Të shtohen hetimet për korrupsionin
Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin për luftën ndaj narkoti...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhd...
-
Mot i ftohtë sot, temperaturat deri në -6 gradë
Ditën e martë mbetet ende mot i ftohtë. Do të dominojnë më shumë vransirat, p...
-
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe i ftohtë. Mund ...
-
Tetë të plágosur pas përplasjes së një aeroplani në pistë në Toronto
Një aeroplan është përplasur dhe më pas si duket është rrokullisur në Aeropor...
-
17 vjet shtet – mesazh urimi për Osmanin vjen edhe nga Austria
Një mesazh urimi për nder të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, për presid...