Lajme

Mattis: Nuk e kemi prova për vdekjen e liderit të ISIS-it

Autori: Gazeta inFokus 20:18 | 14 July 2017

Sekretari amerikan i Mbrojtës, Jim Mattis ka thënë sot se SHBA-të nuk kanë prova për vdekjen e shefit të Shtetit Islamik (ISIS) Abu Bakr Al Bagdadi, sikurse ka njoftuar një OJQ siriane.

“Nëse e dinim, do jua kishim thënë. Nën këtë çast nuk mund as të konfirmoj, as të përgënjeshtroj”, deklaroi shefi i Pentagonit dhe shtoi se vazhdojnë ta konsiderojmë të gjallë dhe për momentin nuk mund ta provojë të kundërtën, raporton AFP.

“Ne do e ndjekim deri në fund”, garantoi Jim Mattis.

-Advertisement-

 Vdekja e shefit të ISIS-it u shpall të martën nga Observatori Sirian i të Drejtave të Njeriut (OSDH), një ditë pas shpalljes nga Iraku të fitores në Mosul përballë organizatës xhihadiste./KosovaPress/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera