Lajme

Matoshit i dalin parashikimet

Autori: Gazeta inFokus 13:11 | 30 September 2021

Analisti Halil Matoshi ka komentuar takimin e zv/kryeministrit Besnik Bislimi me delegacionin serb në Bruksel.

Matoshi në një deklaratë për Gazetën Infokus tha se Kosova ka shkuar e përgatitur në Bruksel me ndërhyrjen e njësisë speciale në veri të vendit.

Ndër tjera paralajmëron se Serbia do të kërkojë tërheqjen e njësisë speciale dhe themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

-Advertisement-

“Kosova shkon në Bruksel me një letër të fortë në duar, njësitë speciale në veri të vendit që po e zbatojnë një vendim administrativ. Serbia përmes Petković-it do të kërkojë tërheqjen e policisë dhe themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Përfaqësuesi amerikan Escobar mund të thuhet se hapi me shkelm derën e Brukselit dhe ai do të jetë njeriu që do ta mbrojë Kosovën: Reciprociteti mbetët në fuqi, kurse policia kthehet në Prishtinë. Por, kjo nuk kryhet sot. Pres një takim të nivelit të lartë. javën që vjen!” tha Matoshi.

Kujtojmë se të mërkurën zv/kryeministri i Kosovës Besnik Bislimi ka pas një takim me të dërguarin serb që udhëhiqet nga drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq. Të pranishëm ishin i dërguari special i BE-së Miroslav Lajçk dhe zëvendësndihmës sekretari për Çështje të Evropës dhe Euroazisë në Departamentin amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar i cili pasdite do të mbajë konferencë për media lidhur me situatën në Kosovë./Gazeta Infokus/

Zyrtare: Këto janë tri pikat e marrëveshjes Kosovë-Serbi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera