Lajme

Matoshi: Sveçla nuk ka të drejtë të kërcënojë qytetarët

Autori: Gazeta inFokus 15:46 | 19 May 2020

Analisti, Halil Matoshi ka reaguar pasi u.d ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla akuzoi, profesorin Milazim Krasniqi se po organizon faljen e Bjaramit  në shesh.

Matoshi ka thënë se tani Sveçla edhe po kërcënon qytetarët hapur duke iu treguar se kush ka të drejtë të shfrytëzojë hapësira publike e kush jo.

Kjo sepse para disa ditëve disa aktivistë të VV-së organizuan prova për protesta në sheshin “Skënderberu”, mirëpo për këtë rast nuk reagoi ministri në detyrë i punëve të Brendshme.

-Advertisement-

E për këtë arsye Matoshi ka thënë se Sveçla nuk ka të drejtë të i kërcënojë qytetarët me arrest pas provës për protesta që e bënë në shesh, aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan gazeta inFokus.

Ky është postimi i plotë i Matoshit:

Sfeçla – kercënon hapun qytetarët!?

1.

Sheshi âsht hapësinë publike, porse Xhelal Sfeçla po jep “licencat” se kush, cilët qytetarë munen me e shfrytëzu e cilët jo!?

Qeveria e shkarkume me aktin e “lejimit” të ushtrimeve për protestë (ni zbulim i ri i kësaj mendësie absolutiste) të VV-së, nuk ka as moral dhe as ligj që i ndalon qytetarët, kushdoqofshin ata dhe pavarësisht kauzave, që të protestojnë në shesh.

Mirëpo Qeveria në ikje, ua ka hapë derën të gjithëve, që kur lejoi aktivistët (edhe zyrtarë të saj) të performonin në sheshin Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.

Nëse, simas gjuhës së pushtetit, prova për protesta po bâjka, atëherë edhe prova për me falë Bajramin bân!?

Rashamon!

2.

Xhelal Sfeçla (si i zgjedhun politik) nuk ka të drejtë me kercënu qytetarët me arrest (si në rastin e Behgjet Pacollit) por as me ua bâ me gisht atyne që i pandeh si “anmiq të popullit”, siç veproi me Milazim Krasniqin, ngase kjo âsht tendencë e hapun e ni njeriu për me marrë ligjin në dorë dhe me i disciplinu qytetarët!?

Tregoni dikush që spiunimi âsht metodë e Luftës së Ftohtë dhe se ajo ka përfundu më 1989 – 1990 me râmjën e Murit të Berlinit.

Dhe tregoni poashtu, se ai nuk âsht komandant policie, pra ni Ministër i Brendshëm âsht askush në çashtje operative dhe në zingjirin komandues!

Nalne kit njeri, tash!

P.S.

Kauza e kujtdoqoftë, për falje manifestative jashtë objekteve të kultit, âsht kundër historisë dhe traditës së shoqnisë dhe shtetit kosovar!?

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera