Lajme

Matoshi publikon një dokument që deshmon hipokrizia e Albin Kurtit

Autori: Gazeta inFokus 16:31 | 31 May 2020

Halil Matoshi, ish-këshilltar i ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj vendimit të fundit të kryeministrit në detyrë të Qeverisë së Kosovës, Albin Kurtit, për masa të reja të reciprocitetit ndaj Serbisë, shkruan Gazeta Infokus

Matoshi në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se vendimin e marrur dje, Albin Kurti e ka shfuqizuar më 1 prill.

“Njerëz, bâhuni veç ni çast neutralë, e lexone këtë vendim të Ramush Haradinajt, në cilsinë e Kryeministrit, e vnonja ménen se çka po thotë në pikën tre!
Këtë vendim e ka shfuqizu Albin Kurti më 1 prill, 2020!?
Dhe i njâjti njeri, mbramë vonë e “shet’ ni vendim të tij, kinse si masë reciprociteti ndaj Serbisë!???”, ka shkruar Halil Matoshi.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

Hipokrizia

Apo: Sindromi i Vitit Zero!

Njerëz, bâhuni veç ni çast neutralë, e lexone këtë vendim të Ramush Haradinajt, në cilsinë e Kryeministrit, e vnonja ménen se çka po thotë në pikën tre!
Këtë vendim e ka shfuqizu Albin Kurti më 1 prill, 2020!?
Dhe i njâjti njeri, mbramë vonë e “shet’ ni vendim të tij, kinse si masë reciprociteti ndaj Serbisë!???

P.S.

Kush do me pa, sheh, kujt i âsht shpërla truni, merr hez e pshtynë venin e vet dhe njerëzit e tij!?
Kurti me ‘Njeriun e Ri’ kundër ‘Regjimit të Vjetër’.
Hipokrizi dhe populizëm!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera