Lajme

Matoshi: Nga infot e mia, takimi ka shkuar me tensione – Kurti ka refuzuar çdo gjë me Asociacionin

Autori: Gazeta inFokus 16:27 | 18 March 2023

Analisti Halil Matoshi pandeh se takimi nuk ka shkuar edhe aq mirë.

Kjo pasi, duke u thirrur në burimet e tij, ka mësuar se ka pasur paksa tensione në takim.

Madje, ai për Kanal10 deklaroi se një prej arsyeve është edhe refuzimi i Kurtit për të diskutuar çdo gjë që ka të bëjë me Asociacionin.

-Advertisement-

“Nga infot e mia, takimi ka shkuar paksa me tensione. Kurti po refuzon çdo gjë që ka të bëjë me Asociacionin”, tha ndër tjerash ai.

Kujtojmë se takimi është në zhvillim e sipër, ndërsa nuk dihet se kush do të flasë, ani pse po raportohet se i pari që do ta bëjë këtë është Vuçiqi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera