Lajme

Matoshi merr çmim ndërkombëtar

Autori: Gazeta inFokus 12:48 | 15 December 2018

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka marrë një letër nga Fondacioni Let`s Do It World me seli në Tallinn të Estonisë si anëtar i akredituar në Programin Mjedisor të Kombeve të Bashkuara (UNEP).

Ky fondacion, si organizator i fushatës së pastrimit të tokës në 158 shtete me mbi 17 milion pjesëmarrës ka ftuar Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matosh, për të marrë pjesë si fitues i çmimit në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për këtë fushatë të pastrimit të tokës, ceremoni kjo që do të mbahet në Estoni nga data 24 deri më 27 janar 2019.

Në letrën dërguar ministrit, ky fondacion e vlerëson Ministrin Matoshi si person që ka udhëhequr, organizuar dhe mbështetur aktivitetet e fushatës së pastrimit të Kosovës të datës 15 Shtator 2018 ku pjesëmarrës ishin mbi 195.000 Kosovarë, me çka Kosova është një ndër shtetet më aktive në këtë fushatë botërore.

-Advertisement-

Sipas një komunikate të MMPH-së, këtë shpërblim ministri Matoshi do ta pranojë zyrtarisht në konferencën e organizuar nga Let’s Do It World, në të cilën do të marrin pjesë shumë shkencëtarë, ekspertë dhe përfaqësues të ndryshëm nga e mbarë bota, e të cilët janë duke punuar për një botë pa mbeturina ( Zero Waste).

Ministri Matoshi pas pranimit të kësaj shkrese duke falënderuar fondacionin për vlerësimin, këtë çmim ia ka atribuuar gjithë qytetarëve, shoqërisë civile dhe vizionit të shtetit tonë për një mjedis të pastër.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera