Lajme

Matoshi – Kurtit: Përmbahu nga deklaratat nxitëse

Autori: Gazeta inFokus 16:29 | 09 August 2022

Analisti politik, Halil Matoshi, ka shkruar të martën se Serbia më 10 qershor 1999 në Kumanovë e ka nënshkruar kapitullimin – kjo rrjedhoi pas intervenimit të NATO-s, rrjedhimisht Matoshi thotë se “Kosova tashmë i detyrohet aleancës euroatlanatike”.

Deklarata e Matoshit vjen pasi kryeministri i Kosovës të hënën ka deklauar se “mund të ketë konflikt me Serbine”, kjo pasi “Pas Serbisë qëndron Putini”, kishte deklaruar kreu i ekzekutivit kosovar.

“Lidershipi kosovar i detyrohet këtij misioni të NATO-s me u përmbajtë nga deklaratat nxitëse e me shpërnda mesazhe paqje e sigurie! Sepse liria e Kosovës âsht shpagim për vuejtjet e përjetueme e jo për vuejtje të shkaktueme tjetrit”, ka shkruar Matoshi në Facebook.

-Advertisement-

Ka shtuar se “kushtet e kapitulimit ushtarak të Serbisë i ka përcaktuar NATO” dhe jo Rezoluta 1244, thotë Matoshi.

“Ndërkombëtare të Sigurisë (KFOR) është autoriteti përfundimtar në lidhje me interpretimin e kësaj marrëveshjeje dhe aspektet e sigurisë të zgjidhjes së paqes që ajo mbështet. Përcaktimet e tij janë të detyrueshme për të gjitha palët dhe personat”, ka thënë Matoshi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera