Lajme

Matoshi – Kurtit: I paaftë për të qeverisë, mjerë ata ministra që kanë me i dërgu 5 të arritura

Autori: Gazeta inFokus 22:41 | 14 September 2022

Komentatori politik, Halil Matoshi ka thënë se Kosova fatkeqësisht nuk ka asnjë të arritur, andaj ndihet keq edhe për ministrat që e kanë për detyrë t’i raportojnë Kryeministrit Kurti.“Ky njeri është në siklet të madh, mos kofsha në lëkurë të tij. Kryeministri i Kosovës ka probleme të natyrave të tjera, nuk është këtu me moralizu, por me marrë vendime…Mjerë ata ministra që kanë me i dërgu pesë të arritura, se ky vend nuk e ka asnjë të arritur”, ka thënë fillimisht Matoshi.

Më tej, ai ka thënë se Kurti është i paaftë për të qeverisur.“Ky njeri mendon që mundet vet të bëhet mjek, e arsimtar. Ky njeri është i paaftë me qeverisë, ky është problemi i z.Kurti, perfomanca e tij është zero”, ka thënë Matoshi në Politiko.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera