Lajme

Matoshi: Haradinaj, një president për Kosovën si projekt i përfunduar!

Autori: Gazeta inFokus 18:45 | 27 February 2021

Ish gazetari dhe publicisti Halil Matoshi me anë të një statusi në Facebook, ka thënë se Ramush Haradinaj dhe konsensusi për të si president, është pajtim për ekzistencën shtetit kosovar dhe si projekt i përfunduar, shkruan Gazeta inFokus.

Ai më tutje në statusin e tij ka radhitur arsyet dhe faktet që sipas tij e mbështesin këtë qëndrim.

Postimi i plotë:

-Advertisement-

“Haradinaj, një President për Kosovën si projekt i përfunduar!
Koncensusi për Ramush Haradinajn President është pajtim për ekzistencën e shtetit kosovar dhe Haradinaj, një President për Kosovën si projekt i përfunduar!
1.
Kosova është shtet parlamentar dhe me votën e drejtpërdrejtë zgjedh përfaqësuesit e popullit në Kuvend.
Mirëpo Kuvendi i dalë nga populli zgjedh një President me 80 votë në rrethin e parë e të dytë dhe 61 në rrethin e tretë, me kusht që 80 deputetë të jenë të praishëm për forum.
President mund të zgjidhet secili qytetar i Kosovës i cili arrinë të marrë votat në Kuvend, prandaj pretendimi se duhet zgjedhur dikush që ka marrë më shumë vota në zgjedhjet parlamentare ësht kot.
2.
Kosova ka zgjedhur një Presidente (Atifete Jahjaga) pa marrë fare pjesë në zgjedhje (me mandat të plotë pesëvjeçarë) dhe një tjetër President të dështuar proceduralisht (Behxhet Pacollin) me vota të papërfillshme në zgjedhje!?
Sëkëndejmi në momentumin e dhënë, zgjedhja e Ramush Haradinajt President do ta barapeshonte fuqinë politike në vend si dhe do ta përmbushte modusin demokratik ‘balanc dhe kontroll’.
3.
Kur Kosova përballet me dialogun me Serbinë, ndërsa disa nga liderët e UÇK-së janë në Hagë, moszgjedhja e Haradinajt (një nga konandantët kryesor të luftës) do të ishte sinjal i pafuqisë së Kosovës në këtë proces dhe do t’i jepte Vučić-it krah në delegjitimimimin e luftës çlirimtare të kosovarëve duke e bërë atë triumfues në paqe!
Njeriu që ishte lojtari kyç në krijimin e ushtrisë së Kosovës, Ramush Haradinaj (atëherë kur liderë të LDK-së e PDK-së u zmbrapsen nga frika e konfliktuimit me Perëndimin, zatën Sekretari i NATO-s, Rasmussen dhe mekanizmat e BE-së dolën kundër idesë së themelimit me ligj të ushtrisë së Kosovës) duhet ta marrë mandatin në krye të shtetit, për ta deplasuar idenë serbe se ky është fundi i UÇK-së dhe frymës së saj dhe për t’i dhënë edhe një goditje shtrirjës së ndikimit rus në rajonin e Ballkanit qëndror si dhe si kundërpërgjigje ‘kercënimeve hibride’ ruse ndaj shteteve potencialisht aleate të NATO-s.
4.
Kur në Serbi kemi një lider të fuqishëm si Vučić. që ka një kontroll të madh tek të gjitha komponentet e shtetit, konsideroj se Kosovës i duhet një President me pedigre lufte e paqeje, koheziv dhe i vendosur, intuitiv dhe me sensin e sakrificës!
Kosova dhe Serbia nuk dialogojnë për modelet e demokracive dhe as për të drejtat e njeriut por për territorin dhe sovranitetin dhe kur kihet parasyshë se Haradinaj e sakrifikoi postin e Kryeministrit për t’iu bërë mburojë mbrojtjës së tokës së Kosovës (përmes takses 100% ai delegjitimoi ndarjën) duke ia marrë nga duart Vučić-it armën më të fortë që Serbia e kishte farkëtuar në këto dy vjet, “këmbimin e territoreve” duke e dërguar shtetin kosovar në shpërbërje!?
Asnjë argument valid kundër zgjedhjes së Haradinajt për President askush nuk e ka në Kosovë, pos populizmave e brohorimave ekektorale “t’i provojmë edhe këta”!?”, ka shkruar Matoshi në Facebook./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera