Matoshi godet Kurtin, Shkëlzen Gashi e quan “shërbëtor të hajdukave”
Autori: Gazeta inFokus 19:25 | 09 September 2022
Një status i fundit i analistit Halili Matoshi, ku kritikon pushtetin e kryeministrit Albin Kurti, duke e quajtur Kurtin “Albin De Cun” si aludim në udhëheqësin komunist të revolucionit kinez, Mao Zedong, ka nxitur një reagim të analistit tjetër Shkëlzen Gashi.
Gashi e ka quajtur Matoshin “shërbëtor të hajdukave”, teksa e ka provokuar edhe përmes shtrembërimit të mbiemrit.
“Kosova nuk ka përjetu kurrë çoroditje ma të madhe të politikës dhe të etikës së pushtetit – paska thanë shërbëtori i hajdukave analisti matEshi”, ka shkruar sot Gashi.
Matoshit, sot, gjatë ditës ka shkruar se pushteti i ri po instalon njeriun e ri, sipas modelit të Enver Hoxhës.
Shkrimi i plotë i Matoshit:
Albin Ce Dun! 1. “Pushteti i ri” po instalon “Njeriun e ri” – simas modelit të Enver Hoxhës – tue pretendu se elitat politike, kulturore e arsimore te munen me u ndrru me militanta të partisë, do gjysha e gjyshe që gërvallën nga monotonia dhe seniliteti!?
2. Ngado e kushdo që ka ardhë kjo ide imorale për me i zavendësu mësuesit nga prindët, âsht aq e poshtër dhe degjeneruese e konceptit Perëndimir të te menduemit (Projektit Iluminist), sa që njeriu normal bjen në dilemë, nëse po jeton në demokraci kushtetuese apo janë ndrru epokat dhe po jeton në realsocializëm!? Çoroditje e poshtnim ma t’madh, të politikës dhe etikës së pushtetit, Kosova nuk ka përjetu kurrë! Janë këta anmiqt e lirisë, simas Karl Popper-it. Elementët ma antishtet e antikosovarë dhe fundërrina të klerofashizmit e nacional-romantizmit, që Kosova politike i ka mendu si të dekun, po nxjerrin krye, si me mbi nga fundbota!?
3. Zavendësimi i mësimdhansave me prindët: As Revolucioni kulturor kinez nuk ishte kujtu! Sa pamje bizarre, jokreative e të shkreta!?
Të tjera
-
Ky është rreshteri i NJRSH-së që u suspendua nga IPK-ja, dyshohet se e rrahu keq një qytetar
Sedat Ramdani, rreshter në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në rajonin e Prizren...
-
17 vjeçari e th*rr me thíkë një person në Ferizaj, arrestohet brenda dy orëve
Sot në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt pranoi një informatë se në udhëk...
-
Durmishi i përgjigjet Pal Lekajt: Pse po rren?
Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Dumishi, i ka reaguar ish-ministrit...
-
Stano: Arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia, shqetësues
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të ...
-
Një muaj paraburgim për kosovarin e ndaluar në Serbi nën dyshime për kríme ĺufte, thonë familjarët
Një gjykatë serbe ia ka caktuar masën prej një muaji paraburgim të pr...
-
Vràsja e Gjyljeta Ukellës, dëgjoni hoxhë Enes Gogën i cili tregon se çfarë ndodhi sot në ditën e premte
“Nëse dikush guxon me privu nga jeta pa të drejtë, një person tjetër atëherë ...
-
O’Brien zbarkon në Beograd, nesër mban takim me Vuçiqin
Ndihmëssekretari i Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike i Departamen...
-
Vazhdon akuzat Sanduloviq: Me urdhër të kujt po kërcëńohet, përgjohet dhe ndiqet vajza ime?
Politikani serb, Nikola Sanduloviq, ka treguar detaje të reja nga rasti i hed...
-
Lajçak: Nuk ka të ardhme evropiane për Kosovën e Serbinë pa normalizim të marrëdhënieve
Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbis...
-
Kryetari i Zubin Potokut për referendumin e së dielës: Nuk do të këtë sukses dhe s’do të dal të votoj
Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri ka vlerësuar se referendumi i së dielë...
-
Në OKB kërkohet që Gjenocidi në Srebrenicë të dënohet globalisht
Gjenocidi në Srebrenicë duhet të dënohet në nivel global, duhet të shprehet m...
-
Çka po synon Serbia me testimin e ąrmëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët
Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi ka thënë se stërvitjet usht...