Lajme

Matoshi fajëson institucionet për rezultatet në Pisa

Autori: Gazeta inFokus 18:23 | 03 December 2019

Halil Matoshi, këshilltar i kryeministrit në detyrë, ka thënë se fajtor për rezultatet në testin Pisa janë institucionet e shtetit.

Duke i quajtur “Kotësidashës hem PISA” ai tha se shqiptari nga natyra është kotësidashës plot vanitet dhe egoizëm, shkruan gazeta inFokus.

“Për testin ndërkombëtar PISA që fëmijtë tanë i nxjerr injorantë dhe shkollën qe po derxhet në mjerim të thellë dhe padijen e përgjithshme popullire, janë fajtore institucionet e shtetit, e para së gjithash ato arsimore dhe të gjithë ne”, shkruan Matoshi.

-Advertisement-

E sipas tij Kosova duhet të shpallë gjendje të jashtëzakonshme sepse janë lëkund themelet e shqoërisë.

“Kosova duhet me e shpallë gjendjen e jashtëzakonshme për ringritje të nji shoqnie politike dhe nji qytetari t’edukuem, sepse janë lëkundë themelet e shoqnisë, arsimimi dhe emancipimi mbi të cilat ka ra tërmeti vrastar”, shkruan Matoshi në facebook./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera