Lajme

Matoshi: Edhe një hajvan nga Tirana lypë gjakderdhje në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 22:45 | 29 March 2020

Analisti Halil Matoshi ka reaguar ashpër pas shkrimit që bëri gazetari shqiptar Andi Bushati i cili i bënte thirrje Vetëvendosjes që të revoltohej pas rrëzimit të qeverisë.

Matoshi duke e quajtur “hajvan nga Tirana ka thënë se Bushati po kërkon gjakderdhje në Prishtinë, shkruan gazeta inFokus.

Ai shkon edhe më larg duke e quajtur Bushatin faqezi dhe duke cituar fjalët e gazetarit shqiptar thotë se për të dhe të tjerë si ky jeta e kosovarëve është aq e pavlerë sa të bëhen thirrje të tilla./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Ky është reagimi i plotë i Matoshit:

Edhe një hajvan nga Tirana lypë gjakderdhje në Prishtinë

Vini ré çka thotë ky faqezi pol-potist i përkorë, një mendje e terrorit, Andi Bushati.

“… dëmet kolaterale të aksionit tuaj, janë ku e ku më të vogla se e keqja që “viktimat” e tij po i bëjnë Kosovës.”

Për Bushatin & Co, jeta e kosovarëve, është aq e pavlerë, sa që, përmes politikave leniniste të terrorit justifikohen vrasjet, në emër të interesave të njerëzve punonjës dhe të gjithë atyre që janë shfrytëzuar dhe kanë në dispozicion mjetet e shtrëngimit dhe bindjes.

Kjo mendje e instrumentalizuar kriminale për me e zbatu konceptin leninist për ‘domisdoshmërinë e dhunës’, tashmë i ka zgjedhur edhe viktimat e aksionit të revoltës, maska(renjtë) që nominalisht, sipas përfaqësimit demokratik në Kuvend, janë rreth 85% e popullit të Kosovēs!?

Për studjuedin Christopher L. Atkinson, krijimit të një plani për aksionin e grupit (pakicës profetike) i paraprinë identifikimi i një armiku, si themel i goditjës.

Bushati e ka identifiku armikun: Maska(renjtë)!?

Mbi këtë postulat u ideu dhe zbatu gjenocidi Kamboxhian, nga Kmerët e Kuq, përmes një aksioni të projektuar nga lideri Pol Pot për purifikimin e kombit jsmboxhian në rrugën e tij komuniste.

Lëvizja rezultoi në vdekjen e afërsisht 1.5 deri në 2 milion njerëz nga 1975 deri në 1979, gati një e katërta e popullsisë së Kamboxhias.

P.S.

Tash populli i Kosovës ka dy zgjedhje:

  1. Unitet demokratik dhe rreshtim me Amerikën apo
  2. të marrë anën e terrorizmit leninist dhe të rreshtohet me Rusinë!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera