Lajme

Matoshi: Atyre që po turren për heqjen e tarifës, Daçiq sot ua bëri 8 me 2

Autori: Gazeta inFokus 22:09 | 23 January 2020

Halil Matoshi, këshilltar i kryeministrit në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas zërave që po kërkojnë heqjen e tarifës prej 100 për qind ndaj Serbisë.

Matoshi ka thënë, nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social Facebook, në internet, se ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ua bëri 8 me 2 atyre që, sipas tij, po turren për shfuqizimin e masës.

Ai ka cituar Daçiqin të ketë deklaruar sot se ndalja e fushatës për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës nuk është kompensim për heqjen e taksës që Prishtina e ka vënë për mallrat nga Serbia.

-Advertisement-

Sipas Matoshit, përderisa nuk dihet se si do të reagojë Richard Grenell, i dërguar i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Donald Trump, ashiqare po dihet se Serbia nuk e ka ndërmend ta ndalë armiqësinë ndaj shtetit kosovar.

Matoshi ka kujtuar se Serbia humb 1 milion euro në ditë nga taksa 100 për qind.

Shkrimi i Matoshit:

Dačić ua bâni 8:2 atyne qe po turren me triumfalizëm për me e heq tarifën 100%

Ambasadori Richard Granell, emisar i posaçëm i Presidentit Trump, tha se ka me bâ presion mbi Beogradin zyrtar qe Serbua ta ndalë lobimin kundër njohjeve të Kosovës, kurse njëherësh Prishtina të suspendojë tarifën 100% në mallnat ‘Made in Srbija’!

Derisa disa tregtarë të linjës Prishtinë-Beograd ashiqare sinte nepër studiot e televiziobeve kosovare të do odave kinse ekonomike të cilat organizojnë “žurka” shqiotare-serbe, po qaraveshen nga gzimi qysh kanë me lulëzu raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë!

Mirëpo hala pa u tha pështymat e këtyne “dijetarëve” të ekonomisë, njeriu nr.1. i Kasapit të Ballkanit Milošević, Ministri i jashtëm Ivica Dačić po thotë se ndalja e fushatës për tërheqjën e njohjeve të pavarësisë së Kosovës nuk është kompensim për heqjen e taksës që Prishtina e ka vù për mallnat e Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës.

Përderisa nuk dihet se qysh ka me reagu i dërguemi i Trump-it ndaj krahut të djathtë të Vučić-it, fashistit Dačić ashiqare po dihet se Serbia nuk e ka ndërmend me e nalë anmiqësinë ndaj shtetit kosovar.

Ajo mësynë kthimin e Kosovës me 16 shkurt 2008. Kaq.

P.S.

Serbia humb NJË milion euro në ditë nga taksa 100%.

Kosova ushtron sovranitetin e deklarumë me 17 shkurt 2008 dhe nuk e diskuton me askë, tuj kriju politikat e veta strategjike ekonomike, tarifat si armë e shekullit 21.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera