Lajme

Matoshi: Albini nuk merret me Pisan dhe analfabetët e Kosovës por me të drejtat e punëtorëve të leshit në Manchester

Autori: Gazeta inFokus 17:31 | 10 December 2019

Halil Matoshi, Këshilltar i Kryeministrit në detyrë Haradinaj, ka komentuar se me çfarë po merret dhe do të merret Albin Kurti.

Ai në një status në facebook tha se Kurti nuk do të merret më PISAN dhe as me analfabetët funksional në sistem por me të drejtët e punëtorëve të një fabrike të leshit në Manchester.

“Albini nuk do të merret me PISA dhe analfabetët funksional në sistem, po me të drejtat e punëtorëve të “Fabrikës së leshit” në Manchester!? Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut âsht nji spektër të drejtash dhe lirishë mbi të cilat sot funksionojnë vetëm demokracitë Perëndimore.Magna Carta e njerëzimit, nuk âsht shkru as orientu kundër imperializmit, porse kundër kushteve skllavnuese të disa njerëzve karshi do tjerë njerëzve” shkruan Matoshi.

-Advertisement-

Ai gjithashtu tha se punë e jona është të mbrojmë lirinë sovranitetitn dhe të ndërtojmë një sistem adekuat të arsimit dhe jo të qohemi kundër imperializmit.

“Me u çu sot kundër imperializmit, pos që âsht identifikim me ideologjinë komuniste (vendçe: enveriste!?) që luftonte n’dy fronte ‘imperializmin amerikan dhe socialimperializmin sovjetik’ në emën të Magna Carta-s, âsht poasht nji term i rrëshqitshëm, ose spakut âsht mendjelehtësi e s’âsht hiç punë për ne, sepse jetojmë në nji botë në lëvizje, në raporte ekonomike PostSmithiane. Si komb i vogël, me e mbrojtë lirinë, sovranitetin dhe territorin kushtetues të Republikës së Kosovës dhe me e ndërtu nji sistem adekuat të arsimit, âsht punë e jona”, shkruan ai.

Ai gjithashtu ironizion me përdorimin e disa termeve nga ana e Kurtit.

“Përderisa ky Perëndim e ka çliru Kosovën nga fashizmi serb, që ishte në thelb nji nacionalsocializëm, kujt i ka mbetë me u çu kundër imperializmit sot, që nuk ka një shpjegim adekuat etimologjik për kushtet e posthistorisë. Apo Albini e përdor termin simas konceptot ideologjik me të cilin Kina, Kuba, Koreja e Verit, Venezuela dhe disa vende arabe e identifikojnë me ShBA-në. Po. nëse e narrim për bazë definimin në fjalorin e Merriam-Ëebster, Inc. Amerika sot âsht i vetmi shtet imperialist! Dhe kryeministri potencial i vendit, Albin Kurti, ia paska mësy me e çrrënjosë”, shkruan Matoshi./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera