Lajme

Matoshi i AKR-së, tregon kërkesën e vetme të Behgjet Pacollit

Autori: Gazeta inFokus 22:58 | 22 August 2017

Aleanca Kosova e Re insiston që partitë politike para seancës konstituive të ulën dhe bisedojnë për një bashkë-qeverisje.

AKR nuk ka mohuar bashkëpunim me PAN duke thënë se janë për një qeveri gjithëpërfshirëse, mirëpo, kanë thënë se Presidenti Behgjet Pacolli është jashtë vendi dhe nuk ka zhvilluar ndonjë takim, shkruan Indeksonline.

Fatmir Matoshi, kryetar i Komisionit Zgjedhor në Aleancën Kosova e Re, ka thënë se Behgjet Pacolli nuk dëshiron pozita, por qeveri gjithëpërfshirëse.

-Advertisement-

“Jemi duke insistuar dhe duke ju bërë thirrje partive politike, të ulën dhe të bisedojmë për një Qeveri gjithëpërfshirëse. Nuk po kërkojmë pozita apo ministri, por po kërkojmë një qeveri gjithëpërfshirëse” ka thënë Matoshi për Indeksonline.

Matoshi, me tutje ka thënë se Behgjet Pacolli është jashtë vendi dhe se nuk ka ndonjë takim.

“Presidenti nuk është në Kosovë, sonte kthehet. Sa kam informacion nuk ka pasur asnjë takim. Po ju apelojmë partitë politike, të bisedojmë edhe njëherë dhe të krijojmë një qeveri të përbashkët” ka thënë Matoshi.

Më 24 gusht do të zhvillohet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera