Lajme

Matoshi: AKR-ja e bëri këtë Qeveri dhe e shpëtoi pa rënë

Autori: Gazeta inFokus 08:11 | 13 April 2018

Nënkryetari i Aleancës Kosova e Re, Fatmir Matoshi, ka thënë se kjo parti nuk ka qenë e kënaqur me kërkesën e kryeministrit Ramush Haradinaj për ta liruar Flamur Sefaj postin e ministrit të Punëve të Brendshme.

Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se kjo kërkesë ishte e padrejtë. Pavarësisht prej kësaj, Matoshi ka thënë se nuk është dëmtuar partneriteti me kryeministrin Haradinaj dhe me partnerët e koalicionit.

“E kemi thënë edhe më herët, se AKR-ja e ka bërë këtë Qeveri. AKR-ja e ka shpëtuar edhe tash këtë Qeveri”, është shprehur Matoshi.

-Advertisement-

Ai është i bindur se kjo Qeveri do ta çojë deri në fund mandatin qeverisës sepse, sipas tij, ky është edhe përkushtimi i AKR-së.

Ndërkaq kërkesën e opozitës për zgjedhje të reja e sheh si punë që i takon opozitës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera