Lajme

Matjet e Opinionit Publik nga Mitrovica, prin Bedri Hamza

Autori: Gazeta inFokus 22:02 | 14 October 2021

Të dhënat e fundit të matjeve të opinionit publik për zgjedhjet lokale të 17 tetorit që do të mbahen më 17 tetor janë duke u prezantuar në emisionin Rubikon në Klan Kosova .

Sipas matjeve të fundit të opinionit publik, në Mitrovicë parashihet se do të ketë balotazh, ku në garë prin Bedri Hamza i Partisë Demokratike të Kosovës.

Sipas sondazhit të realizuar nga profesori Tomor Qela, “Matjet e Opinionit Publik”, del se në zgjedhjet lokale në Mitrovicë do të ketë balotazh, ku prin Bedri Hamza me një përqindje mbi 46 përqind, i pasuar nga Agim Bahtiri me mbi 35 përqind dhe Armend Agolli me mbi 13 përqind.

-Advertisement-

Rezultatet e këtij sondazhi kur hiqen kategoritë e papërcaktuara dhe shpërndahet vota e tyre: Bedri Hamza (PDK) 48,85 përqind, Agim Bahtiri (VV) 36.9 përqind, Armend Agolli (LDK) 14.26 përqind.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera