Fokus

‘Mati’ së shpejti bëhet me park

Autori: Gazeta inFokus 13:51 | 11 October 2018

Qyteti pa lum e pa hapësira gjelbëruese.

Ky është përshkrimi që më së shpeshti i bëhet kryeqytetit të Kosovës.

E duket që kjo e dyta do të ndryshoj, Prishtina së shpejti do të bëhet me një park të ri, shkruan gazeta inFokus.
Komuna e Prishtinës ka ndarë një buxhet për ndërtimin e një parku në lagjen “Mat”.

-Advertisement-

Tashmë tenderin me vlerë mbi 150 mijë euro e ka fituar kompania ” Ulpiana “. Saktësisht ky park do t’i kushtoj komunës 153.787,24 euro.

Në njoftimin e bërë publik në faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik thuhet se në këtë tender kanë aplikuar 5 kompani.

Gjithashtu në këtë njoftim thuhet se kapna fituese kishte ofruar çmimin më të ulët ndërsa çmimi më i lartë i ofruar ka qenë 180 mijë euro./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera