Sport

Mateo Kovacic refuzon ofertën e Unitedit

Autori: Gazeta inFokus 16:33 | 01 August 2018

Nuk është sekret se Mateo Kovacic po kërkon largimin nga Real Madridi dhe Jose Mourinho nuk po heziton të mundohet të nënshkruajë me të. Manchester United ka bërë një ofertë 60 milioë euro për shërbimet e tij.

Megjithatë, mesfushori kroat, nuk është i interesuar në nënshkrimin me Djajtë e Kuq.

Edhe pse nuk ka hezituar për të kërkuar largimin nga Reali, problemi qëndron në atë që Kovacic kërkon të luajë më shumë dhe e sheh veten si lojtar që nuk përshtatet në stilin e lojës së Unitedit.

-Advertisement-

Lojtari do t’i bashkohet pjesës tjetër të skuadrës në ditët e ardhshme dhe do të këmbëngulë që të largohet nga klubi.

Trajneri i ri i Real Madridit, Julen Lopetegui, do të ketë detyrën për t’a bërë Kovacicin të ndjehet i rëndësishëm në skuadër, me shpresë që Kroati të jetë ende i hapur për të ndryshuar mendimin e tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera