Lajme

Matematikat e balotazhit

Autori: Gazeta inFokus 08:36 | 25 October 2017

Gara e balotazhit për zgjedhjet lokale në Kosovë, që do të zhvillohet muajin tjetër, pritet të përcillet me marrëveshje mes partive politike për kandidatët që do të përkrahen, shkruan sot, gazeta Zeri.

Marrëveshje paraprake për përkrahje synohet të arrihet me partitë që nuk janë në balotazh, por që kanë siguruar numër të mjaftueshëm të votave më 22 tetor.

Gara më interesante pa dyshim se do të jetë në komunat e mëdha, përkatësisht në Prishtinë, në Prizren, në Gjilan, në Ferizaj, në Mitrovicë dhe në Gjakovë.

-Advertisement-

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Lirak Çelaj, i cili në rundin e parë të votimeve nuk arriti të marrë vota të mjaftueshme për t’u futur në balotazh, ka deklaruar ditë më parë se personalisht është që partia e tij ta përkrahë kandidatin e LDK-së për kryetar të Prishtinës Arban Abrashin.

Në anën tjetër kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Hatim Baxhaku, i cili ka dalë kandidati i tretë më i votuar në këtë komunë, ka deklaruar se përkrahja e tij në garën e balotazhit do të shkojë për kandidatin e lëvizjes “Vetëvendosje”, Mytaher Haskuka dhe jo për kandidatin e PDK-së, Shaqir Totaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera