Lajme

Matematika e Avdullah Hotit: Buxheti s`është 3.2 miliardë, por 2.5 miliardë euro

Autori: Gazeta inFokus 10:54 | 15 November 2022

Ish kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka folur për buxhetin e Kosovës e ku sipas tij buxheti i vitit 2023 është më i vogël për 300 milionë sesa ai i kaluar.

Sipas Hotit, për shkak të inflacionit prej rreth 20% për produkte të konsumit bazik, buxheti nominal për vitin 2023 prej 3.2 miliardë euro, është në fakt rreth 2.5 miliardë euro në terma real.

“Rrjedhimisht, ky buxhet në terma real është më i ulët se për vitin 2022 për së paku 300 milionë euro (sivjet ka qenë 2.8 miliardë euro)”, ka shkruar ai ndër të tjera.

-Advertisement-

Reagimi i plotë:

Për shkak të inflacionit prej rreth 20% për produkte të konsumit bazik, buxheti nominal për vitin 2023 prej 3.2 miliardë euro, është në fakt rreth 2.5 miliardë euro në terma real. Rrjedhimisht, ky buxhet në terma real është më i ulët se për vitin 2022 për së paku 300 milionë euro (sivjet ka qenë 2.8 miliardë euro). 📉
Krahasojeni vetë sasinë e mallrave që e keni blerë vitin e kaluar me 100 euro, me sasinë e mallrave që mund të blini sivjet me ato 100 euro. Do të vini në këtë përfundim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera