Fun & Video

Matadorit i ngul brirët demi, pamjet e frikshme-VIDEO

Autori: Gazeta inFokus 09:44 | 21 October 2019

Një matador spanjoll është duke luftuar mes jetës dhe vdekjes, pasi demi me të cilin ndodhej në pistë i nguli brirët.

57-veçari Mariano De la Viña, u plagos rëndë gjatë shfaqjes në pistë, pikërisht teksa tentonte që ta godiste demin me shpatë. Por demi i nguli brirët, duke i çarë arterien.

E çara prej 27 centimetrash në trup, bëri që matadori të humbasë shumë gjak dhe të pësojë tre arreste kardiake, por fatmirësisht ndërhyrja e mjekëve rezultoi vendimtare, ndërsa pamjet e sulmit i gjeni në videon që noa.al sjell më poshtë.

-Advertisement-

Gjendja e tij vijon të paraqitet kritike, teksa po merr mjekim në spitalin e Saragoza.

Kirurgu i cili e operoi dhe i qepi arterien, foli për një situatë shumë kritike, ndonëse fatmirësisht rreziku i jetës ka kaluar.

Matadorit i ngul brirët demi, pamjet e frikshme on Vidnews.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera