Sport

Massimiliano Allegri tregon se a do të transferohet Alvaro Morata në Barcelonë

Autori: Gazeta inFokus 16:41 | 05 January 2022

Trajneri i skuadrës së Juventusit, Massimiliano Allegri, ka folur pas zërave se Alvaro Morata po transferohet në Barcelonë, shkruan Gazeta inFokus.

Allegri i ka quajtur keqkuptime raportimet e mediave dhe ka konfirmuar se sulmuesi spanjoll nuk do të largohet nga ‘Zonja e Vjetër’.

Me pas tekniku italian ka bërë të ditur se lojtari që do të largohet nga Juventusi është Ramsey.

-Advertisement-

“Ramsey është rrugës për t’u larguar. Problemi i Moratas është se ai po keqkuptohet. Por, ai është shumë i rëndësishëm. Unë kam folur me të dhe i thash se ai nuk do të lëvizë nga këtu. Ky është fundi i kësaj teme”, u shpreh Allegri./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera