Shëndetësi

Maskat natyrale që eleminojnë rrudhat e para

Autori: Gazeta inFokus 13:55 | 09 October 2017

Shfaqja e rrudhave është pjesë natyrale e procesit biologjik të plakjes dhe çfarëdo që të bëni nuk mund ta shmangni!

Dhe pse deri më tani është besuar se rrudhat shfaqen në të 30 e vonëta, sot po shohim gjithnjë e më shumë vajza të reja që përdorin kremra anti-plakje.

Janë radikalet e lira,rrezet ultravjollcë dhe toksinat, stresi, duhani, gjenetika, stili i jetesës etj ato që përshpejtojnë procesin e plakjes.

-Advertisement-

Duke qenë se në fazat e para vërtetë nuk keni nevojë për produktet e shtrenjta anti-plakje apo procedurat e tilla si Botox, më poshtë keni dy receta maskash që kanë veprim lifting në fytyrën tuaj, shkruan Living.al.

Maskat e mëposhtme mund t’i përgatisni në shtëpi dhe përbërësit natyralë nuk do të kenë asnjë efekt negative në lëkurë.

Receta 1: Maska me tërshërë

Kjo maskë mund të zbehë pamjen e rrudhave të para dhe të parandalojë shfaqjen e tyre

Përbërësit:

Dy lugë tërshërë
Gjysmë filxhan ajkë qumështi
Një lugë gjelle vaj ulliri
Një lugë gjelle vaj bajame

Përgatitja:

Përzieni ajkën e qumështit me tërshërën dhe ngroheni pak në zjarr të avashtë. Kur të shikoni që tërshëra është zbutur, shtoni vajrat.

Aplikojeni në lëkurën dhe lëreni për 20-30 minuta.

Sigurohuni që të shmangni sytë dhe buzët kur të aplikoni maskën.

Receta 2: Maskë me të bardhën e vezës

Përbërësit:

Një lugë çaji mjaltë
Një e bardhë veze

Përgatitja:

Përziejini deri sa të formoni një pastë homogjene dhe lyeni jo vetëm lëkurën e fytyrës por edhe të qafës/ Lëreni për 15 minuta dhe shpëlajeni me ujë të vakët.

Këto maska jo vetëm që ndihmojnë në zbehjen e pamjes së rrudhave, por gjithashtu mund të zvogëlojnë poret dhe të kurojnë aknet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera