Lajme

Maska që prodhohen nga printerë 3D

Autori: Gazeta inFokus 22:04 | 04 April 2020

Për stafin shëndetësorë kanë filluar të prodhohen disa maska të reja. Këto maska janë dizajnuar nga disa të rinj, të cilët përmes printerëve 3D po i prodhojnë ato.

Donacioni I parë është shpërndarë për stafin mjekësor, por të njëjtit kanë theksuar se do të bëjnë edhe për punonjësit e administratës.

Disa të rinj kanë filluar iniciativën për printimin e maskave për mbulimin e fytyrës, për stafin shëndetësor

-Advertisement-

Maskat janë një prej produkteve më të kërkuara ditët e fundit në vend.

Kjo për shkak të ndalimit të përhapjes së virusit COVID 19.

Tashmë ato nuk mund të gjenden vetëm në barnatore.

Në këtë hapësirë të BONEVET Prishtina janë duke u prodhuar maska për mbulimin e fytyrës.

Ato printohen përmes printerëve 3D, një metodë kjo inovative dhe që nuk kërkon shumë angazhim nga stafi.

Ariana Caka nga Bonevet, thotë se këto maska fillimisht po prodhohen dhe po u shpërndahen punëtorëve shëndetësor.

Caka tregon për materialet të cilat janë të nevojshme deri në prodhimin e një maske. Problem ka në gjetjen e një elementi, llastikut.

Një donacion prej 160 maskash të tilla, tashmë i është ndarë tri qendrave kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Gjakovë dhe Kaçanik.

Ndërkohë, shpërndarja e maskave pritet të bëhet edhe te punonjësit e administratës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera