Maska e detyruar edhe në shtëpi
Autori: Gazeta inFokus 13:57 | 13 October 2020
Ndalimi i festave private brenda dhe jashtë shtëpive, është një rekomandim i fortë për të shmangur përhapjen e COVID-19. Kjo është risia kryesore e dekretit të kryeministrit Giuseppe Conte dhe ministrit të Shëndetësisë, Roberto Speranza, që do të jetë në fuqi për 30 ditët e ardhshme.
MASKAT – Rekomandohet me forcë përdorimi i maskave edhe brenda shtëpive private, në prani të personave që nuk jetojnë në atë familje.
Në nenin 1 të dekretit të kryeministrit Conte thuhet se “është e detyrueshme në të gjithë vendin përdorimi i maskave në çdo ambient të mbyllur, përveç shtëpive private, dhe në të gjitha vendet e hapura, përveçse rasteve kur, për shkak të karakteristikave të vendeve, rreziku është zero”, raporton ATSh.
Ata që merren me aktivitete sportive, fëmijët nën 6 vjeç, personat me patologji dhe aftësi të kufizuara të papajtueshme me përdorimin e maskës përjashtohen nga detyrimi.
FESTAT – Sallat dhe diskotekat do të qëndrojnë të mbyllura, brenda dhe jashtë, ndërsa do të lejohen panaire dhe kongrese. Ceremonitë civile ose fetare si dhe martesat mbeten të lejuara, me rregullat e vendosura nga protokollet tashmë në fuqi.
Palët duhet të ndjekin ceremonitë me pjesëmarrjen maksimale të 30 personave në përputhje me protokollet dhe udhëzimet në fuqi. Në shtëpitë private, sidoqoftë rekomandohet fuqimisht të shmangen grumbullimet më të madha se 6 persona.
“Aktivitetet e shërbimeve të hotelerisë lejohen deri në orën 24:00. Dërgesat ”Catering” dhe ”takeaway” mbeten të lejuara, por me ndalim të konsumohen në ambiente të jashtme pas orës 21:00″.
KINEMATE DHE KONCERTET – Kufiri i 200 pjesëmarrësve brenda dhe 1 000 jashtë mbetet për shfaqjet, me kufizimin e një metri distance nga tjetri. Ngjarjet që përfshijnë tubime pezullohen nëse nuk është e mundur të mbahet distancë. Rajonet dhe provincat autonome mund të krijojnë, në marrëveshje me Ministrinë e Shëndetësisë, një numër tjetër maksimal të spektatorëve, duke marrë parasysh madhësinë dhe karakteristikat e vendeve.
STADIUMET – Për garat sportive lejohet prania e publikut me një përqindje maksimale të mbushjes prej 15% të kapacitetit total dhe në asnjë rast që nuk e kalon numrin maksimal të 1 000 spektatorëve jashtë dhe 200 brenda.
Distanca prej një metri dhe matja e temperaturës duhet të garantohen. Rajonet dhe provincat autonome, në lidhje me ecurinë e situatës epidemiologjike në territoret e tyre, mund të krijojnë, në marrëveshje me Ministrin e Shëndetësisë, një numër tjetër maksimal të spektatorëve duke marrë parasysh madhësinë dhe karakteristikat e vendeve.
SPORTET – Të gjitha garat dhe të gjitha aktivitetet që lidhen me sportet e kontaktit të një natyre amatore janë të ndaluara.
Të tjera
-
Ky është rreshteri i NJRSH-së që u suspendua nga IPK-ja, dyshohet se e rrahu keq një qytetar
Sedat Ramdani, rreshter në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në rajonin e Prizren...
-
17 vjeçari e th*rr me thíkë një person në Ferizaj, arrestohet brenda dy orëve
Sot në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt pranoi një informatë se në udhëk...
-
Durmishi i përgjigjet Pal Lekajt: Pse po rren?
Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Dumishi, i ka reaguar ish-ministrit...
-
Stano: Arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia, shqetësues
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të ...
-
Një muaj paraburgim për kosovarin e ndaluar në Serbi nën dyshime për kríme ĺufte, thonë familjarët
Një gjykatë serbe ia ka caktuar masën prej një muaji paraburgim të pr...
-
Vràsja e Gjyljeta Ukellës, dëgjoni hoxhë Enes Gogën i cili tregon se çfarë ndodhi sot në ditën e premte
“Nëse dikush guxon me privu nga jeta pa të drejtë, një person tjetër atëherë ...
-
O’Brien zbarkon në Beograd, nesër mban takim me Vuçiqin
Ndihmëssekretari i Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike i Departamen...
-
Vazhdon akuzat Sanduloviq: Me urdhër të kujt po kërcëńohet, përgjohet dhe ndiqet vajza ime?
Politikani serb, Nikola Sanduloviq, ka treguar detaje të reja nga rasti i hed...
-
Lajçak: Nuk ka të ardhme evropiane për Kosovën e Serbinë pa normalizim të marrëdhënieve
Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbis...
-
Kryetari i Zubin Potokut për referendumin e së dielës: Nuk do të këtë sukses dhe s’do të dal të votoj
Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri ka vlerësuar se referendumi i së dielë...
-
Në OKB kërkohet që Gjenocidi në Srebrenicë të dënohet globalisht
Gjenocidi në Srebrenicë duhet të dënohet në nivel global, duhet të shprehet m...
-
Çka po synon Serbia me testimin e ąrmëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët
Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi ka thënë se stërvitjet usht...