Lajme

Mashtronin qytetarët duke u marrë para, prangoset çifti i bashkëshortëve

Autori: Gazeta inFokus 09:13 | 24 July 2017

Policia ka finalizuar me sukses operacioni “Exchange”, duke vënë në pranga një çift bashkëshortësh dhe ka sekuestruar një shumë e konsiderueshme parash, në euro dhe valutë. Specialistët për hetimin e krimit ekonomik dhe financiar pranë D.V.P. Tiranë, kanë ndërtuar punën për ndalimin e 2 shtetasve të shpallur në kërkim për veprën penale të “Mashtrim i kryer në bashkëpunim”.

Shtetasit e ndaluar: – Alfred Alku, 36 vjeç dhe Ornela Alku, 32 vjeç, banues në Tiranë, burrë dhe grua. Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi këta shtetas kanë qënë të shpallur në kërkim nga Seksioni i hetimit të krimit ekonomik dhe financiar, pasi në bashkëpunim me njëri- tjetrin, iu kanë marrë shtetasve të ndryshëm shuma të konsiderueshme parash (në euro dhe valutë), me vlerë 430.000 euro. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: – 773.400 lek – 450 euro – 100 dollar – 350 paund, shkruan lapsi.al

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera