Lajme

Mashtron me identitet të rrejshëm, arrestohet 28 vjeçari në Pejë

Autori: Gazeta inFokus 09:18 | 04 December 2019

Përmes ndryshimit të identiteti B.B nga Peja ka mashtruar disa persona.

Për këtë ky 28 vjeçar është arrestuar gjatë ditës së mërkure, shkruan Gazeta inFokus.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një njoftimi.

“Sot më datë 04.12.2019 pas një pune intensive operativo-hetimore, hetuesit e Stacionit Policor në Pejë, kanë arritur të arrestojnë edhe një person të dyshuar i cili ishte në kërkim Policor. I dyshuari B.B. i lindur me 1991 m/k/sh, dyshohet se kishte arritur të kryej veprat duke mashtruar viktimat me identitet të rrejshëm”, thuhet në raport.

I njëjti ishte i kërkuar edhe për katër vepra nga Gjykata Themelore, Pejë dega në Klinë dhe Gjykata Themelore në Gjakovë.

Me aktvendim te Prokurorit të shtetit të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit prej 48- orësh./Gazeta inFokus/

Të tjera