Lajme

Mashtroi me termine për viza, kërkohet paraburgim për të dyshuarën

Autori: Gazeta inFokus 11:37 | 31 July 2024

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit nga të dyshuarës për mashtrime me termine për viza pune jashtë vendit.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

“Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore ne Prishtine ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj te pandehurës, e cila ka mashtruar te dëmtuar, kinse për t’iu siguruar termine për viza pune jashtë vendit, ne gjykatën kompetente”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Në ndërkohë, Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që mund të kenë qenë të mashtruar për termine për viza pune jashtë vendit, të lajmërohen në stacionin më të afërt policor.

“Mbështetur në rezultate e para të hetimit, policia ka  ngritur dyshimin e bazuar se mashtrimi mund të ketë ndodhur në vazhdimësi për një periudhë  të gjatë kohore  dhe dyshohet se numri i personave të mashtruar nga personat e dyshuar mund të jetë më i madh se sa numri i raportuar”.

“Andaj, kërkojmë nga qytetarët që mund të kenë qenë viktimë e rasteve të tilla të lajmërohen në stacionin më të afërt policor, për të ndihmuar policinë drejt hetimit përfundimtar”, thuhet në njoftim të policisë. /Express/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera