Lajme

Mashtroi dhjetëra persona për bileta, familja e paraqet të zhdukur, por pejani bie në duart e policisë

Autori: Gazeta inFokus 10:22 | 12 August 2022

Një person me iniciale R.I. është arrestuar nga Policia e Kosovës për shkak të dyshimit se ka mashtruar disa veta me bileta të udhëtimit.

Fillimisht, policia thotë se me datën 7 të këtij muaji, në stacion shkuan tre persona që u ankuan për të se i ka mashtruar dhe më pas shkuan edhe 15 të tjerë me po të njëjtën ankesë.

“Tё njёjtit deklarojnё se nё afate tё ndryshme kohore nё vitin 2022, gjatё sezonit veror kanё rezervuar bileta tё aeroplanit vajtje-ardhje pёr ta dhe familjarёt e tyre nga shtete tё ndryshme tё Europёs pёr nё Kosovё. I dyshuari tё njejtit i ka vёnё nё lajthim me qёllim pёrfitimit personal, duke iu rezervuar bileta vetёm nё njerin drejtim ndёrsa paratё iu ka marrё qytetarёve pёr dy drejtimet”, thotë policia.

-Advertisement-

Pas fillimit tё hetimeve nga Stacioni Policor Pejё, i dyshuari nuk ka qenё i qasshёm dhe ndёrkohё me datё 08.08.2022, nga familjarёt e tij ёshtё paraqitur si person i zhdukur.

“Pas njё pune intensive tё hetuesve tё Stacionit Policor Pejё, me datё 11.08.2022, i dyshuari: R.I. i lindur me 1990, ёshtё arrestuar”.

Pas intervistimit, ai me vendim tё Prokurorit tё shtetit ёshtё ndaluar pёr 48-orё.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera