Lajme

Mashtroi 39 persona për punësime jashtë vendi, arrestohet prishtinasja

Autori: Gazeta inFokus 10:10 | 28 April 2023

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një femër në Prishtinë, pasi që e njëjta kishte mashtruar 39 persona duke iu premtuar vende pune jashtë vendi.

Arrestimi i të dyshuarës ka ndodhur më 27 prill.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi në bashkëkryerje me disa të dyshuar të tjerë kishte mashtruar 39 persona duke ju premtuar vende pune jashtë vendit”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Me urdhër të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera