Lifestyle

Mashtroi 300 gra në Tinder, 42-vjeçari rus bën jetë luksoze me paratë e tyre

Autori: Gazeta inFokus 10:35 | 22 March 2023

Një burrë i quajtur “Mashtruesi rus i Tinderit” është arrestuar pasi dyshohet se ka mashtruar 300 gra duke i marrë qindra mijëra paund.

Policia në Shën Petersburg kapi 42-vjeçarin Dmitry Frolov më 1 mars, pas informacionit të një 31-vjeçare, e cila pretendonte se ishte një nga viktimat e tij.

Hetuesit besojnë se Frolov kishte udhëtuar në Rusi duke përdorur emra dhe dokumente të rreme për më shumë se 10 vjet. Ai bënte një jetë luksoze pasi kishte mashtruar rreth 300 gra dhe duke i marrë miliona rubla.

-Advertisement-

Sipas mediave ruse, Frolov luajti rolin e djaloshit topolak të lezetshëm dhe të kujdesshëm për të joshur gratë përmes aplikacionit të takimeve, ku biografinë e tij shkruhej: I lodhur nga të qenit vetëm. Duke kërkuar për një familje.

Një nga viktimat e tij është pronarja 35-vjeçare e sallonit të bukurisë Alina Milennaya nga Volgograd. Frolov dyshohet se mashtroi Alinën duke i marrë apartamentin e saj 3+1, makinën dhe një shumë prej 500,000 RUB (5,300 £).

Ajo tha për mediat e huaja: Sekreti i tij ishte vetëbesimi që kishte dhe ai kuptonte se çfaër dëshiron një grua dhe cilat janë prioritetet e saj. Nëse ke një fëmijë, ai gjen mënyrën se si të lidhet më shumë dhe ta bëjë për vete. Ai është gjithashtu shumë inteligjent dhe i sjellshëm. Më bindi se si biznesmenë kisha nevojë për një makinë të klasit Premium dhe më bindi ta shes të vjetrën. Më pas ai më bindi se duhej të mendoja për të ardhmen e vajzës sime të vogël dhe të blija një apartament më të madh dhe ta vendosja në emër të saj. Kështu humba gjashtë milionë rubla (4000 £) dhe përfundova praktikisht në rrugë me një fëmijë që qante në krahë.

Një tjetër viktimë 50-vjeçarja Alexandra Peskova nga Moska, tha për një gazetën ruse : Kam folur me të më gjatë se kushdo tjetër. Ai ka punuar me mua për më shumë se dy vjet. Më sugjeroi të ndërtonim një biznes të përbashkët. Për shkak të kësaj, unë pothuajse e shita shtëpinë tonë familjare afër Moskës. Ai më bindi t’i jepja makinën time Solaris, në mënyrë që ai të mund të blinte një automjet të madh për transportin e mallrave. Nëse një grua kishte ndonjë dyshim, ai do t’i jepte menjëherë dhurata dhe do ta mbushte me komplimente. Për shembull, ai më dërgoi me pushime me shpenzimet e tij. Mendoja se ai ishte bujar, megjithëse në realitet, ai po shpenzonte njëkohësisht 400,000 rubla të mia (4,200 £) që mora nga shitja e makinës.

Hetuesit thonë se Frolov i shpenzoi fitimet e tij të paligjshme duke marrë me qira shtëpi të shtrenjta në fshat dhe duke punësuar shoferë për ta vozitur atë dhe zonjat e tij me makina luksoze, të cilët nuk morën kurrë asnjë qindarkë për punën e tyre.

Pasi i bënte për vete gratë për disa muaj, Frolov i mashtronte duke i premtuar martesë, sipërmarrje të përbashkëta biznes dhe duke blerë një shtëpi së bashku.

Viktima më e fundit e Frolovit, e cila preferoi të mbetej anonim, e takoi atë përmes Tinder dhe pas vetëm disa takimesh u bind të shiste makinën e saj modeste në mënyrë që ai t’i blinte asaj një më luksoze.

Por Frolov dyshohet se i mbajti 590,000 ₽ (6,300 £) nga shitja për vete, dhe në vend të kësaj iku në periferi të Moskës. Nëna beqare e denoncoi menjëherë në polici, e cila më pas e gjeti dhe e ndaloi në një vilë në fshatin Novinki.

Hetuesit zbuluan se Frolov vjen nga një qytet i vogël i quajtur Alexandrov, në rajonin e Vladimir. Ai ka dënime të mëparshme për vjedhje dhe mashtrim që datojnë në vitet 2000.

Frolov ka rrëfyer: Deri në vitin 2004, isha i martuar me një grua dhe kishim një djalë. Por nuk e mbaj mend as ditëlindjen e tij. Më kanë hequr të drejtat prindërore. Unë e ndërroj vendbanimin çdo ditë. Dhe emrat, numrat e makinave dhe dokumentet.

Autoritetet e kanë akuzuar Frolovin për mashtrim dhe ai mund të përballet deri në gjashtë vjet pas hekurave nëse shpallet fajtor. Për momentin ai ndodhet në paraburgim. Mediat lokale raportojnë se ai shpreson se me historinë e tij një ditë do të bëhet një film.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera