‘Mashtrimi’ i qytetarëve me kandidatët sa për të marrë vota
Autori: Gazeta inFokus 09:16 | 24 May 2017
Në listat që kanë publikuar partitë politike për kandidatët për deputet risit të cilat vërehen janë emrat e rinj të cilët synojnë postin e deputetit.
Këto koalicione parazgjedhore duket se kësaj here e kanë marrë më seriozisht fushatën parazgjedhore se herave të kaluara. Tek emrat e kandidatëve për deputet të partive politike vërehen edhe zyrtarë me funksione shtetërore te cilët nuk i ka penguar kjo gjë që të kandidojnë.
Shembuj të tillë janë Shpend Ahmeti, Dardan Sejdiu, Mimoza Kusari, Agim Bahtiri, Zenun Pajaziti, Labinot Tahiri, dhe duket se kësaj radhe iu kanë bashkangjitur partive të tyre që të marrin sa më shumë vota e pas zgjedhjeve ata do të vendosin nëse do të tërhiqen apo ta mbajnë postin e deputetit.
Derisa të parët atkualisht kanë edhe funksione publike, Pajaziti e Tahiri janë deklaruar publikisht se do të jenë kandidat për kryetar të komunave respektive, përkatësisht Gjilanit dhe Ferizajt.
Mirëpo analistët një gjë të tillë e shohin si fyerje dhe jo seriozitet karshi qytetarëve.
Analisti politik Faik Krasniqi në një prononcim për portalin Arbresh.info ka thënë se kjo gjë është bërë për të mbledhur sa më shumë vota pasi që sipas tij asnjë parti nuk e ka të sigurt fitoren në zgjedhjet e 11 qershorit.
“Qytetari ka zgjedhur ta votojë X kandidatin për të cilën ka besim që do i përfaqësoj interesat e tij, e jo që në vend të tij të vije dikush tjetër, për shkak të interesave dhe kalkulimeve të partive politike”, ka thënë ai.
Krasniqi ka shtuar se ligjiërisht duhet të merren masa sa më parë për të mos u përsëritur në procese tjera zgjedhore.
“Konsideroj se duhet të bëhet me ligj që këto kalkulime të partive politike të mos ndodhin. Nëse një kandidat kryen funksionin në institucione shtetërore, atëherë ai mos të ketë të drejtë që të kandidoj për deputet. Dhe një gjë e tillë duhet të ndodh sa më parë”, theksoi ai.
Analisti Imer Mushkolaj ka theksuar se beteja zgjedhore do të jetë e ashpër dhe se partitë duket se kanë nxjerrë gjithë arsenalin e tyre.
“Partitë politike qëllimin e kanë për të fituar sa më shumë vota, madje edhe duke kandiduar njerëz që aktualisht mbajnë poste në institucione publike. Beteja zgjedhore do të jetë e ashpër dhe partitë duket se e kanë nxjerrë gjithë arsenalin në mejdan. Natyrisht, nuk është fare e moralshme as e drejtë që të marrësh vota për deputet, e pastaj ta lësh postin për të vazhduar punën që e ke. Por, pasi ligji ua lejon një gjë të tillë, atëherë edhe po e shfrytëzojnë këtë mundësi”, është shprehur ai për Arbresh.info.
Ndërsa politologut Leon Duhanaj në një përgjigje për portalin Arbresh.info ka thënë se këtë praktikë e kanë ndjekur të gjitha partitë politike dhe sipas tij bëhet pikërisht duke shfrytëzuar individ që kanë poste publike me ndikim.
“Jo vetëm tani, por në vazhdimësi gjatë proceseve zgjedhore, partitë politike, kanë vendosur emra kandidatësh nëpër lista, të cilët më pastaj nuk e kanë kryer funksionin e deputetit. E di, në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, zgjedhjet e 2014-ës kanë qenë si p.sh; Liburn Aliu, Dardan Sejdiu të cilët, edhe pse i kanë fituar votat për deputet, nuk e kanë ushtruar funksionin, pasi që partia i ka projektuar për punë të tjera. Kjo metodë është një mashtrim klasik ndaj qytetarëve (elektoratit) i cili ua dhuron besimin, të cilin më pastaj këta e dhurojnë diku tjetër”, ka deklaruar ai.
Sipas Duhanajt do të duhej që në lista tu ofrohej mundësia për garë njerëzve tjerë.
“Prandaj mbetet tek qytetarët, të tillët mos t’i votojnë fare, sepse kështu humbin votat e tyre”, ka theksuar ai.
I mbetet qytetarëve të gjykojnë se sa parimor janë këta njerëz përmes votimit në zgjedhjet e parakohshme nacionale të 11 qershorit. V.Berisha/Arbresh.info
Të tjera
-
Rriten pritjet te Dheu i Bardhë
Qendra për Menaxhimin Kufitar e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftua...
-
“Mas vshtiri u kanë mas lüfte, u dasht mu kthy me mbledh niher familjen”- Historia më emocionuese që keni dëgjuar ndonjëherë
Bisnesmeni i suksesshëm shqiptar në Gjermani, Shahin Dervishaj, për herë të p...
-
PDAK thotë se Kurti emëroi një zëvendësministër që ishte i dënuar për keqpërdorim të fondeve
Partia Demokratike e Ashkalinve të Kosovës kanë thënë që kryeministri Kurti e...
-
Ndalohet për 48 orë një person në Prishtinë, u kap me kợkạḯnë- detaje nga Policia
Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë Antidroga ka ndaluar një veturë në rr...
-
“TikTok” mbyllet për një vit në Shqipëri, “The Guardian” jehonë vendimit të qeverisë
Qeveria e Shqipërisë bëri të ditur një ditë më parë se ka vendosur që të ...
-
Rrihen katër persona mes vete, njëri prej tyre e sulmon policin që intervenoi
Katër persona janë përfshirë në një rrahje në Ferizaj. Gjatë intervenimit ...
-
Dyshohet se e sulmoi fizikisht gruan, burri lirohet në procedurë të rregullt
Një grua në Prishtinë dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i ...
-
Shtiu me ạrmë e më pas e gjuạjti atë, i dyshuari dërgohet në mbajtje
Një person është arrestuar dje në Veternjk pasi dyshohet se ka shtënë me armë...
-
Fluks i lartë në pikat kufitare – kolona të gjata tek Dheu i Bardhë
Situata në pikat kufitare të Kosovës duke e stërngaruar si rezultat i ardhjes...
-
Starlink në Kosovë, Kurti: Hap i rëndësishëm në avancimin e infrastrukturës digjitale
Kryeministri Albin Kurti ka përshëndetur fillimin e shërbimeve të Starlink në...
-
Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Një aksident ka ndodhur mesnatës e së shtunës në magjistralen Prishtinë – Fer...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell. Acar i fortë në orët e mëng...