Mashtrimi i madh| Serbia po e mbush Kosovën me miell “Made in BIH”
Autori: Gazeta inFokus 09:59 | 25 May 2018
Tregtarët kosovarë kanë gjetur një rrugë të re për ta futur pa taksë në Kosovë miellin “Made in Serbia”.
Ata dyshohet se po e ndryshojnë origjinën e këtij produkti, duke e paraqitur në doganë si miell i prodhuar në Bosnje e Hercegovinë të njëjtin që e kanë blerë në Serbi.
Edhe të dhënat e Doganës së Kosovës për importin tregojnë ndryshim të madh në sasinë e miellit nga këto dy vende që kur ka filluar zbatimi i taksës 0.04 cent për kilogram të importuar nga Serbia, shkruan Infokusi.com.
Që nga janari i këtij viti importi i miellit nga Serbia ka rënë dukshëm ndërsa është dyfishuar ai nga Bosnja.
Nga kjo e fundit në të dhënat e doganës së Kosovës dërguar Infokusit thuhet se nga janari deri në maj Kosova ka importuar 1 milionë e 638 mijë kilogram miell, ndërsa gjatë tërë 2017-ës ka importuar vetëm 924,788 kilogram miell.
Derisa sipas këtyre të dhënave Serbia ka shënuar rënie drastike të eksportimit të miellit drejt Kosovës. Gjatë 2017 janë importuar mbi 24 milionë kg miell, e në këtë pesë mujor në Kosovë nga ky vend kanë hyrë vetëm 2 milionë e 616 kg miell.
Përfaqësuesit e shoqatës së e Mullisëve të Kosovës kanë ngritur shqetësimin se kjo është një taktikë e përdorur nga Serbia për futjen e miellit në Kosovë.
Drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Mullisëve të Kosovës, Muhamet Farizi ka thënë për Infokusin se mielli është nga Serbia ndërsa po importohet në Kosovë si miell i Bosnjës dhe Hercegovinës.
‘Dyshimet janë të bazuara në atë se reagimi i Serbisë në fillim ka qenë maksimal dhe u përbetuan se do të ndërmarrin kundërmasa ndërsa pas një periudhe u shuajt, në anën tjetër kërkesa për miell nuk u rrit aspak as çmimi nuk është rrit përkundër është ulur dhe në bazë të këtyre dy elementëve ne kemi dyshuar se mielli rrjedh prej Bosnjës’, ka thënë Farizi.
Dyshimet, sipas tij, janë rritur edhe më shumë pasi ka rënë eksporti i Serbisë drejt Bosnjës.
“Ne e dimë që kontrolla mes Bosnjës dhe Serbisë nuk ekziston, Bosnja nuk ka sasi të mëdha të miellit të eksportoj dhe sasia që Serbia eksporton në Bosnje ka rënë. Këto e vërtetojnë se mullisët e Serbisë po manipulojnë me miell”, ka thënë Farizi për Infokusin.
Në pritje të MTI-së
Edhe në Ministrinë e Tregtisë janë në dijeni për këtë çështje dhe pritet të marrin masa.
Infokusi ka kontaktuar me zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë për të parë nëse janë në dijeni për dyshime të tilla dhe hapat të cilët do të ndërmarrin.
E Sytrime Dervisholli, udhëheqëse e Departamentit të Tregtisë ka thënë se do të dalin me një rekomandim për këtë çështje ndërsa pas rekomandimit ministri do të merr një vendim.
‘Departamenti i Tregtisë do të dal me një rekomandim pas shqyrtimit të pretendimeve dhe shqetësimeve të Shoqatës së Mullisëve. Pas rekomandimit të departamentit ministri do ta merr një vendim në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe marrëveshjen e CEFTA-s’, ka thënë Dervisholli për Infokusin.
Në tetor të 2017-ës, Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka vendosur masën mbrojtëse për prodhuesit vendor.
Përmes këtij vendimi Dogana e Kosovës udhëzohet të aplikojë tarifën prej 0.04 centë për miellin që importohet nga Serbia.
Ky vendim është rezultat i ankesës së kompanisë prodhuesve vendore “M&Sillosi” dhe Shoqatës së Mullisëve të Kosovës, ku është konstatuar se importi i miellit nga Serbia po importohet në Kosovë me çmime më të ulëta se sa vlera e çmimit të tregut, respektivisht nën koston e prodhimit, duke e rrezikuar industrinë prodhuese të miellit në përgjithësi në Kosovë./INFOKUSI/ (Agnesa Çitaku)
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...