Lajme

Mashtrimi i Komunës së Ferizajt, rrugën gjysmë të asfaltuar e paraqet si të përfunduar (FOTO/VIDEO)

Autori: H. Smajli 15:38 | 19 May 2020

Një pjesë e madhe e rrugës “Prroi i Vogël” në Slivovë të Ferizajt mbeti gropa-gropa dhe e pa asfaltuar.

Megjithatë në Raportin e Punës për vitin 2018 figuron se e njëjta rrugë është e asfaltuar e tëra.

-Advertisement-

Asambleisti Amir Rexhepi ka deklaruar për gazetën infokus se që nga viti 2018 kjo rrugë në Raportin e Punës së komunës figuron se është e asfaltuar mirëpo edhe në vitin 2020 ende vazhdon të jetë e papërfunduar.

Ai madje ka dërguar edhe video të kësaj rruge e cila është e shtruar vetëm deri në gjysmë.

Për këtë Gazeta inFokus ka kontaktuar me Drejtorin e Infrastrukturës në Ferizaj, Arbër Bytyçin.

Ai ka sqaruar se pse kjo rrugë është lënë në gjysmë.

Bytyçi ka thënë se rruga “Përroi i Vogël” në Slivovë nuk është asfaltuar e tëra pasi që është parë e panevojshme nga komuna që të vazhdojë asfaltimi në pjesën që nuk ka shtëpi.

Kështu sipas tij rruga është asfaltuar deri aty ku ka qenë kërkesa e banorëve. Madje ai ka bërë me dije se gjatësinë e kësaj rruge të paasfaltuar kompania e kontraktuar e ka shtruar në një vend tjetër, e cila sipas tij ka qenë më e nevojshme.

“Janë të asfaltume mundeni me i pa deri aty ku ka shtëpi. Mirëpo nuk është asfaltuar e tëra për shkak se nuk ka pas shtëpi më poshtë edhe këtë gjatësi e kemi vendos diku tjetër. Diku deri në 100 metra deri të shtëpia e fundit është asfaltuar aq sa ka qenë  kërkesa e banorëve të asaj zone.”, ka thënë Bytyci për gazetën inFokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera