Lajme

Mashtrimi ekstrem i radhës i Albin Kurtit – Në zgjedhje 2019 brohoriste për çmimet e larta të energjisë elektrike

Autori: Gazeta inFokus 13:48 | 23 March 2023

Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit i dështoi sot edhe një premtim që kishte bërë gjatë fushatës por edhe sa ishte në opozitë që kur partia e tij të vinte në pushtet do të ulej çmimi i energjisë elektrike.

Kjo sepse zyra e Rregullatorit të Energjisë të enjten mori vendim për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për 14%, masë kjo që do të hyjë në fuqi me 31 mars deri  Kësisoj, rryma tash e tutje apo duke filluar nga 1 prilli do të shtrenjtohet për 14% bazuar në këto tarifa.

E ulja e çmimit të energjisë elektrike ishte në top 20 prioritet e programit qeverisës të Lëvizjes Vetëvendosje gjatë fushatës para zgjedhjeve të 14 shkurtit.

-Advertisement-

Madje Kurti edhe në intervista i pyetur se do ta realizonte këtë premtim thoshte se “do ta synojmë këtë sepse është tepër shtrenjtë kur rrijmë mbi gjithë këtë energji.

“Unë nuk mund ta them sot se sa do të ulet energjia elektrike por e di që Contour Global-i nuk vjen në shprehje ma. Ai do të na shtrenjtonte energjinë elektrike dhe ne nuk paguajmë me buxhetin e Kosovës për ata që se paguajnë energjinë elektrike qofshin në veri apo gjetiu.. unë nuk mund ta kuantifikoj sot por ne do ta synojmë rritjen e çmimit të energjisë sepse tepër shtrenjtë kur rijmë mbi gjithë këtë energji që kemi”, kishte thënë Kurti në pyetjen, se sa do të ulte çmimin e energjisë.

Mirëpo pas ardhjes në pushtet edhe ky premtim dështoi.

Si e arsyetonte Kurti mos realizimin e premtimit të tij?

Gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 6 tetorit 2019 – ai kishte premtuar ulje të çmimit të rrymës duke e konsideruar të lartë.

Derisa pas ardhjes në pushtet duke qëndruar përballë deputetëve që e pyesnin se pse nuk po e përmbushë premtimin e tij, i pari i ekzekutivit u arsyetua në këtë formë.

“Votuesit tanë po kërkojnë që ne t’i realizojmë premtimet për katër vjet e ju po kërkoni për dhjetë muaj. Pritjet e opozitës për këtë Qeveri janë më të mëdha se të popullit të Kosovës, pra ky është sa i përket sqarimit të deklaratës sime të shtatorit të 2019 kur kemi thënë që synojmë uljen e çmimit të energjisë elektrike”, ka shtuar Kurti.

Madje Kurti kësaj here ka thënë se nuk mund ti përzihet Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për rritjen e çmimit.

“Ministrat e linjës kanë komunikuar dhe janë dakorduar dhe i kanë dhënë rekomandimet e tyre ZRrE-së në bashkëpunim me KEK-un sa i përket sektorit të energjisë e në veçanti sa i përket çmimeve të energjisë elektrike”, ka thënë ai.

Mirëpo sipas kryeministrit do të iu lehtësojnë qytetarëve barrën e rritjes së këtij çmimi.

“Çka zotohem është se në njërën anë nuk ju ndërhyjmë punës së institucioneve të pavarura për në anën tjerr do të bëjmë që t’ju lehtësojmë barrën qytetarëve me çmimet dhe sigurimin e energjisë sa më stabil.” – ka thënë Kurti.

Gazeta Infokus kishte raportuar ekskluzivisht qysh në fund të vitit 2022, se në vitin 2023 pritet rishikim i tarifave dhe rritje e çmimit të energjisë elektrike./Gazeta Infokus/

ZRrE merr vendimin, e shtrenjton rrymën e kosovarëve për 14%

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera