Lajme

Mashtrimi 800 mijë euro, Prokuroria e Gjilanit jep detaje

Autori: Gazeta inFokus 11:14 | 29 December 2022

Një person u ndalua të marten nga Prokuroria Themelore e Gjilanit.

M.Sh, nga Presheva me vendbanime në Zvicër dyshohet se ka përfituar 800 mijë euro nga një çift bashkëshortor.

Nga kjo prokurori bëhet e ditur se i njëjti dyshohet se shtëpitë e vikendit të ndërtuara në fshatin Kmetoc të Gjilanit, që ishin shitur për disa herë, ua ka bartur edhe të dëmtuarve E.M dhe Z.M.

-Advertisement-

Prokuroria me këtë rast ka kërkuar edhe caktimin e masës së paraburgimit ndaj M.Sh.

“Dyshohet se i pandehuri M.SH, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, ka mashtruar të dëmtuarit E.M dhe Z.M, ashtu që shtëpitë e vikendit të ndërtuara në fshatin Kmetoc, Komuna e Gjilanit, të cilat paraprakisht ua kishte shitur të dëmtuarëve të tjerë, N.K, F.Z, T.H, M.A, M.E, F.S, të njejtat shtëpi vikendi ua bartë pronësinë të dëmtarëve E.M dhe Z.M”, thuhet në përgjigjen e prokurorisë për Klankosova.tv

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera