Lajme

MASHTI tregon se si do të organizohet mësimi një ditë pas zgjedhjeve

Autori: Gazeta inFokus 16:47 | 12 October 2021

Më 18 tetor nuk do të mbahet mësim  fizikisht në disa shkolla të Kosovës.

Kështu ka vendosur Minisria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur, Asociacioni i Komunave, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

“Pra me datën 18 tetor 2021 (e hënë) në shkollat ku kanë qenë qendra të votimit do të mbahet vetëm mësimi online sipas variantit C, derisa këtë ditë këto shkolla do të dezinfektohen dhe ajrosen thuhet në njoftim. Ndërsa në shkollat ku nuk janë mbajtur votimet për zgjedhjet lokale do të vazhdoj puna normalisht”, thuhet në njoftim.
Një kërkesë të tillë Asociacioni i Komunave të Kosovës pati adresuar tek ministrja, Arbërie Nagavci për t’i mbrojtur nxënësit nga infektimet e mundshme me virusin e pandemisë Covid19. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera