MASHTI-it i kërkohet t’i marrë seriozisht gjetjet e Raportit të Progresit
Autori: Gazeta inFokus 13:29 | 23 October 2021
Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën edhe këtë vit ka theksuar se cilësia e arsimit vazhdon të mbetet e dobët dhe e njëjta ka nevojë të përmirësohet konsiderueshëm. Këto të gjetura po vlerësohet se kanë qenë të pritura nga Qeveria e shoqëria civile, derisa potencohet që këto të gjetura duhet të merren seriozisht për të pasur përmirësim të cilësisë së arsimit.
Përkundër kritikave për cilësi të arsimit, Raporti i Progresit megjithatë ka vlerësuar se ka pasur progres të kufizuar në këtë sektor, ku përmendet përpjekja për përfshirjen e grupeve të margjinalizuara, trajnimet e MASHTI për ekipet për fëmijët me nevoja të veçanta dhe punën e Agjencisë së Kosovës për Akreditim për anëtarësim në ENQA dhe EQAR.
Për shkak të adresimit të pjesshëm të rekomandimeve nga viti i kaluar, Komisioni Evropian ripërsëri të njëjtat rekomandime, duke nënvizuar se Kosova duhet të zbatojë mekanizmat e sigurimit të cilësisë, përfundimin e implementimit të kornizës së re kurrikulare për arsimin parauniversitar për tekste cilësore dhe trajnim të qëndrueshëm për mësimdhënësit.
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se duhet të punohet shumë për të përmirësuar cilësisë në arsim, por që shprehet se si qeveri janë të përkushtuar në këtë drejtim.
Nagavci ka thënë se përkundër qeverisjes relativisht të shkurtër në këtë raport janë shënuar disa zhvillime pozitive, teksa potencon se të gjitha rekomandimet që janë dhënë do të përfshihen në Planin Strategjik të Arsimit për vitin 2022-2026.
“Në lidhje me cilësinë në arsim të gjithë jemi dëshmitar se duhet të punojmë akoma shumë për të përmirësuar cilësinë në arsim dhe si ministri e Arsimit dhe qeveri e Republikës së Kosovës natyrisht që jemi të përkushtuar në këtë drejtim. Më gëzon fakti që ndonëse periudha e qeverisjes sonë është relativisht e shkurtër tashmë janë shënuar edhe në raport për vendin disa zhvillime pozitive në fushën e arsimit, konkretisht është përmendur si një gjë pozitive përzgjedhja e anëtarëve të KSHC-së…Rekomandimet tjera janë pjesë e punës sonë, planifikimit që tashmë veçse e kemi bërë si ministri dhe të njëjtat po adresohen edhe në planin strategjik të arsimit për vitin 2022-2026 dhe po ashtu janë adresuar edhe në planifikimin e buxhetit i cili do të mundësojë shënimin e hapave pozitiv për vitin e ardhshëm”, ka thënë ajo.
Organizatat që merren me monitorimin e fushës së arsimit theksojnë se gjetjet e këtij raporti duhet të merren seriozisht nëse synohet përmirësimi i cilësisë së arsimit.
Drejtori ekzekutiv i Institutit EdGuard, Rinor Qehaja, ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të bëjnë adresimin e rekomandimeve të raportit si pikënisje për përmirësim të qëndrueshëm të cilësisë në arsim.
Në Raportin e Progresit theksohet se shteti investon buxhet shumë të ulët në fushën e arsimit apo vetëm 4.7 përqind të GDP-së, e për këtë Qehaja thotë se rritja e buxhetit duhet të jetë prioritet i qeverisë.
“Ministria e Arsimit duhet të ketë përkushtim institucional që të prioritetizojë një reformë më të thellë në arsim, e pastaj kjo reformë do të na sillte outpute që i përgjigjen edhe kërkesave specifike të agjendës evropiane. Ndërkaq të përgjigjurit vetëm në agjendën evropiane kam frikë që do të na anashkalojë në shumë prioritete të tjera që në të vërtetë prekin sistemin tonë arsimor…Fatkeqësisht investimi në arsim është kryesisht në kapital njerëzor, pra është në paga dhe mëditje, jo në investime të vërteta që do të rrisnin funksionimin e mekanizmave qoftë si ngritje të kapaciteteve, qoftë si infrastrukturë. Pra, të gjitha këto na rikthejnë tek i njëjti problem përgjatë gjithë sektorit që është një shfrytëzim hiç fare efiçientë i buxhetit për arsimin dhe hiç fare i destinuar për problemet e vërteta të arsimit”, thotë ai.
Edhe drejtori i Qendrës për Arsim të Kosovës, Petrit Tahiri, ka thënë se kanë qenë të pritura rekomandimet e dhëna në Raportin e Progresit, teksa thekson se të njëjtat duhet të adresohen nga ana e MASHTI në Planin Strategjik të Arsimit 2022-2026.
“Duke marrë parasysh që për momentin jemi duke kaluar në proces të zhvillimit të planit strategjik të arsimit të Kosovës për pesë vitet e ardhshme, po ashtu edhe është duke u përgatitur plani strategjik në përgjithësi në Kosovë, atëherë mendojë që është koha e duhur që këto rekomandime të adresohen edhe në planet strategjike dhe të paraqiten aktivitetet apo edhe hapat, masat konkrete të cilat duhet të ndërmerren…Prapë konsiderojë që është ngritja e cilësisë në arsim dhe zbatimi i kurrikulës si dy prej elementeve ndoshta kryesore që kishin me sigurua ndoshta në vitet e ardhshme të kemi një rezultat më të mirë”, ka theksuar ai.
Ndër rekomandimet e tjera në Raportin e Progresit është edhe rritja e ofrimit të arsimit dhe aftësimit profesional dhe rritja e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë./kp
Të tjera
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...
-
Takohen gruaja më e shkurtër dhe ajo më e gjatë në botë, fjalët që thanë për njëra-tjetrën pas takimit
Jyoti Amge dhe Rumeysa Gelgi, janë pjesë e librit të rekordeve “Guiness”. E p...
-
Moti i keq, Policia thirrje vozitësve: Kujdes, ka aksidente nëpër rrugë të vendit dhe autostrada
Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqërua...
-
“Përgaditu se unë jom karatist”- Momenti kur moderatori shpërthen në të qeshura, pasi Jahja Koka ia thotë këtë gjë
“Përgaditu se unë jom karatist”, ishte një nga fjalitë dhe momentet që bëri m...
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...